​Çmimi i bonove britanike u rrit pas fitores së Sunak

Evropë

​Çmimi i bonove britanike u rrit pas fitores së Sunak

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 19:48
Ilustrim

Çmimet e obligacioneve të qeverisë britanike u rritën ndjeshëm pasi Rishi Sunak fitoi garën për të pasuar Liz Truss si kryeministre, duke hequr të paktën një burim pasigurie për investitorët e borxhit.

Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë britanike ra sot në nivelin më të ulët që nga 23 shtatori, kur ish-ministri i financave Kwasi Kwarteng prezantoi një "minibuxhet", duke shkaktuar tronditje në tregun britanik të borxhit.

Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare ra 22 pikë bazë në ditë në 3.83 për qind.

Funta gjithashtu u rrit ndjeshëm pas lajmeve për fitoren e Sunak, por shpejt ra përsëri në nivelet e mëparshme, me perspektivën e saj afatmesme që mbeti problematike.

“Mund të ketë më pak kaos në bursë, pasi Boris Johnson është larguar nga gara për kryeministër, por nuk është se Rishi Sunak ka një agjendë të fortë që ofron perspektiva më të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, pasi klima e përgjithshme e biznesit është ende e njëjtë," tha John Hardy, kreu i strategjisë së këmbimit valutor në Saxo Bank.

Blerësit britanikë ulën ndjeshëm shpenzimet në shtator, ndërsa huamarrja e qeverisë u rrit më shumë se sa pritej, duke nënvizuar sfidat me të cilat përballet ministri i ri i Financave Jeremy Hunt.

Hunt përsëriti të premten se qeveria do të bënte "çfarëdo që të duhej" për të ulur borxhin në afat të mesëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat