Sllovenia “rrëzon” pretendimet e Rusisë: Kanë përdorur fotot tona për të akuzuar Ukrainën për “bombat e pista”

Evropë

Sllovenia “rrëzon” pretendimet e Rusisë: Kanë përdorur fotot tona për të akuzuar Ukrainën për “bombat e pista”

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Sllovenia ka deklaruar se një nga imazhet që Rusia përdori për të pretenduar se Ukraina po planifikon të shpërthejë një “bombë të pistë”, ishte një foto e vjetër e detektorëve të tymit të bërë në Slloveni.

“Fotografia e përdorur nga Ministria e Jashtme ruse në postimin e saj në Twitter është një foto ARAO (agjensia sllovene e menaxhimit të mbetjeve bërthamore) e vitit 2010”, tha Dragan Barbutovski, një këshilltar i kryeministrit slloven Robert Golob, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai shtoi se fotografia ishte keqpërdorur dhe përdorur pa dijeninë e ARAO.

Moska tha se Ukraina pothuajse kishte përfunduar zhvillimin e një “bombe të pistë”, pasi ministri rus i mbrojtjes në telefonatat me homologët e NATO-s pretendoi se forcat e Kievit po planifikonin të vendosnin armën. Kievi e mohoi pretendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat