Gazetarja ruse vritet nga një “plumb qorr” në bazën ruse në Krime

Evropë

Gazetarja ruse vritet nga një “plumb qorr” në bazën ruse në Krime

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:25
Svetlana Babayeva

Një gazetare ruse që punonte për një grup mediatik të mbështetur nga Kremlini, humbi jetën nga të shtënat me armë në një bazë trajnimi në Krimenë e pushtuar nga Rusia, sipas një njoftimi të zyrtarëve të Moskës, shkruan skynews.

Svetlana Babayeva, e cila u vra të premten, 28 tetor 2022, drejtonte byronë e grupit mediatik shtetëror rus Rossiya Segodnya në Simferopol, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Krimesë.

Ajo u vra të premten nga një plumb qorr gjatë stërvitjes në një bazë ruse në Krime.

Ukraina ka sanksionuar grupin mediatik Rossiya Segodnya, duke e quajtur CEO-n e tij Dmitry Kiselyov si “figura qendrore e propagandës qeveritare, që mbështet hyrjen e trupave ruse në Ukrainë”.

Babayeva ka qenë më parë shefe e zyrës për RIA Novosti në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe redaktore e faqes së internetit Gazeta.Ru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat