Djali shtatëvjeçar i deputetes ukrainase thotë se “e di se çfarë të bëjë në një sulm bërthamor”

Evropë

Djali shtatëvjeçar i deputetes ukrainase thotë se “e di se çfarë të bëjë në një sulm bërthamor”

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 15:52
Deputetja ukrainase, Inna Sovsun

Deputetja ukrainase, Inna Sovsun tha se derisa po shkonte në një strehë nëntokësore, djali i saj shtatëvjeçar e kishte pyetur: “Mami, a do të vdes?”.

“Më duhej të isha shumë e qetë dhe të thoja jo, po bëj çmos për t’ju mbrojtur”, tha ajo.

“Por më besoni, kjo nuk është pyetja që dëshironi t’i përgjigjeni një fëmije në çdo moment dhe më pas kur arritëm në stacionin e metrosë, ai më shikoi përsëri dhe më tha: ‘Mama, a janë ato bomba që ne po dëgjojmë, a janë ato bomba bërthamore apo ato të rregullta?’”.

Kur deputetja i shpjegoi djalit të saj shtatëvjeçar se ishin bomba të rregullta, ai pastaj i kishte thënë “me krenari”: “Unë e di se çfarë ndodh në një sulm bërthamor, sepse kjo është ajo që kemi mësuar në shkollë”.

Sovsun vazhdoi: “Dhe kjo është përsëri diçka që nuk dëshironi ta dëgjoni kurrë nga fëmija juaj”. Por ai më pas i kishte thënë: “po, ne kishim udhëzime se çfarë të bënim, dhe unë do të tregoj se çfarë të bësh në rast se harron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat