​Szijarto: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në parlamentin hungarez

Evropë

​Szijarto: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në parlamentin hungarez

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:15
Peter Szijarto

Parlamenti hungarez do të vendosë se kur do të diskutohet për ratifikimin e kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Peter Szijarto.

Ai tha në një konferencë për shtyp se qeveria e kishte bërë punën e saj duke dorëzuar ligjin përkatës në parlament.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë që nuk kanë ratifikuar ende kërkesat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Presidenti finlandez Sauli Ninisto tha dje, pas një bisede telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, se pret që Hungaria të ratifikojë kërkesën e vendit nordik për anëtarësim në NATO.

Ministri suedez i Punëve të Jashtme Tobias Bilstrom shprehu gjithashtu optimizëm se do të ndodhë

Hungaria të ratifikojë edhe kërkesën e Suedisë, pasi disa ditë më parë ai foli me kolegun e tij hungarez Peter Szijarto.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t'u anëtarësuar në NATO në qershor të këtij viti, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat