LIVE: Një ditë pas tërheqjes së trupave nga Khersoni, Rusia merr vendimin e papritur

Evropë

LIVE: Një ditë pas tërheqjes së trupave nga Khersoni, Rusia merr vendimin e papritur

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 08:49 Përditësuar në ora: 23:34 më 12.11.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Zelensky: Ashtu si në Kherson edhe në Krime forcat tona do të priten me flamujt e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se sikurse në Kherson forcat ukrainase do të priten me flamuj të Ukrainës, gjatë adresimit të tij të rregullt.

“Ne me siguri do të shohim se  si forcat tona në Krime do të priten me flamuj ukrainas, të cilët po i mbajnë atje, dhe do të ketë qindra të tillë në rrugë në ditën e çlirimit”, u shpreh Zelensky.

Sipas tij, në rajonin Kherson, Forcat e Armatosura të Ukrainës morën nën kontroll 60 vendbanime.

Komentet për sa i përket Krimesë erdhën pasi të premten Rusia tërhoqi forcat nga Khersoni, dhe kështu para mbërritjes së trupave ukrainase, banorët në qytet mbushën qytetin me flamuj verdhë e blu.

Video të shumta qarkulluan në rrjetet sociale ku tregonin festën e banorëve të Khersonit të çliruar.

Një ditë pas tërheqjes së trupave, Rusia merr vendimin e papritur

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass po raporton se Alexander Fomin,një nga anëtarët e administratës së imponuar nga Rusia në rajonin e pushtuar Kherson, ka thënë se Henichesk është shpallur kryeqyteti i përkohshëm administrativ i Khersonit.

Rajoni është një nga zonat që Federata Ruse ka pretenduar të aneksojë.

Ai tha se “Të gjitha autoritetet kryesore janë të përqendruara atje”.

Henichesk është një qytet port që shtrihet në detin Azov, të cilin Rusia e ka pushtuar që nga 27 shkurti.

Është shumë afër kufirit me rajonin e Krimesë, por një distancë e konsiderueshme nga qyteti Kherson dhe lumi Dnipro.

Vendimi vjen një ditë pasi trupat ruse u tërhoqën nga Kherson.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha sot se “lufta vazhdon” pas suksesit të rimarrjes së qytetit të Khersonit, shkruan The Guardian. 

Duke folur në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Kamboxhia, Kuleba tha se lufta për çlirimin e vendit do të vazhdojë.

“Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon”, u tha ai gazetarëve në Phnom Penh.

Më herët, Kuleba tha se e kuptonte se “të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi padyshim ata që e dëshirojmë këtë më shumë se kushdo tjetër… Por për sa kohë që lufta vazhdon, dhe ne shohim Rusinë duke mobilizuar më shumë rekrutët dhe duke sjellë më shumë armë në Ukrainë, sigurisht që ne do të vazhdojmë të llogarisim në mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

​SHBA: Rimarrja e Khersonit një fitore e jashtëzakonshme

Ukraina rimori dje qytetin e Khersonit nga rusët dhe kjo u konsiderua një ditë historike sipas presidentit, Volodymyr Zelensky, ndërkohë që sot SHBA e konsideroi një fitore të jashtëzakonshme.

“Duket se ukrainasit sapo kanë marrë një fitore të jashtëzakonshme. I vetmi kryeqytet rajonal që Rusia mori në këtë luftë tani është kthyer nën flamurin ukrainas, gjë që është e jashtëzakonshme”, u tha gazetarëve këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, ndërsa udhëtonte në samitin e ASEAN-it në Kamboxhia, së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Sot është një ditë historike. Ne po rimarrim jugun e vendit, po rimarrim Khersonin”, tha dje Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm të publikuar në rrjetet sociale.

“Forcat speciale janë tashmë në qytet”, shtoi ai.

Një video e postuar në Telegram nga Volodymyr Zelensky, e paraqitur si e ardhur nga Kherson, tregonte ushtarët ukrainas duke brohoritur.

Ministri i saj i Jashtëm, Dmytro Kouleva tha sot se ”Ukraina po fiton betejat në terren, por lufta vazhdon”.

Për sa kohë që lufta vazhdon dhe ne shohim Rusinë duke mobilizuar më shumë rekrutë dhe duke sjellë më shumë armë në Ukrainë, ne sigurisht do të vazhdojmë të llogarisim edhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, tha ai gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin australian, Anthony Albanese.

Ka fuqinë për të shfarosur qytete të tëra, dështon nëndetësja bërthamore ruse - çfarë ndodhi me të gjatë stërvitjes

Një përpjekje e marinës ruse për të testuar një silurë me energji bërthamore të quajtur Poseidon besohet se ka dështuar për shkak të problemeve teknike, pasi silura e cila thuhet se mund të shfarosë qytete të tëra ka pësuar probleme të tejzgjatura.

Arma apokaliptike, e lëshuar nga Belgorod dhe që është njëkohësisht nëndetësja më e gjatë në botë, duket se po kalon probleme teknike të zgjatura që nga vendosja në punë verën e kaluar.

Defektet e Posiedon-it vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin duket se ka probleme edhe me raketën bërthamore hipersonike Satan-2, e cila supozohej të ishte gati qershorin e kaluar, por ende nuk është gati për testim.

Silura u vëzhgua teksa dukej se po përgatitej për një provë në Detin Arktik përpara se të kthehej në port dhe besohet se ishte për shkak të problemeve teknike, tha CNN.

“Kjo mund të shihet si pjesë e tablosë më të madhe dhe praktikës së fundit ushtarake të Rusisë, duke dërguar trupa të keqtrajnuara dhe të papajisura në Ukrainë”, tha një diplomat perëndimor për CNN, i cili shtoi se “industria ushtarake e Rusisë po kalon periudha të vështira dhe ne mund të shohim gjithashtu se sanksionet perëndimore ndaj mallrave ushtarake të teknologjisë së lartë kanë një efekt dhe duhet të vazhdojnë”.

Faza e re e luftës/ Pas humbjes së qytetit të aneksuar, ja dy versionet për tërheqjen e rusëve nga Kherson

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat ruse në bregun e djathtë të lumit Dnipro në Kherson u larguan nga qyteti dhe u tërhoqën akoma më në lindje. Lajmi u njoftua nga vetë ministri i Brendshëm i Rusisë, Sergei Shoigu. Urdhri për tërheqjen u zyrtarizua të mërkurën ndërsa u përfundua ditën e sotme.

Kremlini nuk ka raportuar asnjë humbje, ndërsa Shigou deklaroi se në bregun perëndimor nuk kishte mbetur asnjë ushtar, pajisje, apo automjete ushtarale. Rregulli bazë i taktikave ushtarake, mëson se kur forcat pushtuese tërhiqen nga një vend, hedhin në erë edhe urat. Në këtë rast është zbatuar kjo taktikë duke hedhur në erë urën “Anotonovsky” e cila është lidhja kryesore midis qytetit të Khersonit dhe bregut perëndimor të Dnipro që çon në gadishullin e Krimesë. Ushtarët rusë kanë shfaqur imazhe të një humnerë të madhe në mes. Një civil me biçikletë vëzhgon shembjen e njërit prej dy krahëve të urës së lëvizshme. Nga atje ukrainasit nuk do të mund të kalojnë për një kohë të gjatë.

Rusët përfunduan me shpejtësi një operacion që ekspertët ushtarakë perëndimorë parashikuan se mund të realizohej brenda javësh. Duheshin transferuar gati 40 mijë këmbësorë, mijëra automjete të blinduara dhe tanke, qindra armë. Humbjet mund të ishin të mëdha, luftimet e ashpra. Në vend të kësaj, tani, me aparatin e luftës të paprekur, pasi ka shpëtuar jetën e ushtarëve të saj, Moska po përgatitet të mbajë mbrojtjen në bregun lindor me njerëz dhe armë në gjendje të përsosur pune.

Versioni rus është në kundërshtim me atë ukrainas, shkruan Corriere Della Sera. Nga zëvendësguvernatori i Khersonit, Serhiy Khlan, mbërrijnë lajme për ushtarët rusë të mbytur teksa kalonin lumin e madh nën bombardimet me varka; të ushtarëve të braktisur nga njësitë e tyre dhe të detyruar të maskohen si civilë dhe të pushtojnë apartamentet bosh në Kherson.

Një mënyrë tjetër për të deshifruar evakuimin pa humbje të rusëve nga Kherson në bregun lindor të Dnipro-s do ta vendosë atë në negociata të mundshme në të cilat, në këmbim të "kalimit të sigurt", rusët do të kishin ofruar diçka në nivel diplomatik. Për këtë flitet në qarqe të ndryshme diplomatike dhe ushtarake, por janë spekulime që është herët për t'u konfirmuar apo mohuar. Megjithatë, tërheqja nga Kherson është reale. Tre ditë pas njoftimit, rusët u larguan nga qyteti që e kishin shpallur "përjetësisht rus" më pak se dy muaj më parë. Lufta tashmë hyn në një fazë të re.

Zbardhet pakti i bujshëm: Putinit i është ofruar dorëzimi, ky është propozimi nga Perëndimi

Ndërkohë që Khersoni është tashmë nën kontrollin e ukrainasve, ekspertët e politikës bëjnë me dije se Putin ka marrë një propozim me kushtet e dorëzimit nga Perëndimi.

DailyMail ka publikuar deklaratën e profesor Valery Solovey, ekspert i politikës, i cili pretendon se ka lidhje dhe burime me Moskën.

Ai pretendon se dorëzimi do të bënte që Rusia të heqë dorë nga i gjithë territori në Ukrainë, me përjashtim të Krimesë, e cila do të shndërrohej në një zonë të çmilitarizuar dhe statusi i saj nuk do të diskutohet më deri në vitin 2029.

Lexo edhe: LIVE: Ushtria e Putinit merr një ‘goditje’ të fuqishme – Ukraina shënon fitoren e radhës!

Në këmbim, sipas tij, Putini dhe miqtë e tij do të shmangnin akuzat penale për luftën dhe do të lejohen të qëndronin në pushtet.

Solovey tha se propozimi ishte diskutuar midis Kievit dhe aleatëve perëndimorë përpara se t’i paraqitej rrethit të ngushtë të Putinit, i cili kishte reaguar pozitivisht ndaj idesë.

Rusia ka bërë thirrje për një kthim në tryezën e bisedimeve ditët e fundit, ndërkohë që ka pasur sugjerime se Uashingtoni po pret që Kievi të bëjë të njejtën gjë.

Gjenerali Mark Milley, kreu i shtabit të përgjithshëm të SHBA, tha këtë javë se qetësia në luftime që pritet të vijë me ardhjen e dimrit, paraqet një mundësi për bisedime.

Presidenti Zelensky është zotuar më parë se nuk do të negociojë kurrë me Rusinë për sa kohë që Putin të jetë në pushtet.

“Nëse presidenti i refuzon këto kushte që struktura rus është gati t’i pranojë… atëherë veprimet ushtarake vazhdojnë. Nëse sulmet masive me raketa mbi infrastrukturën kritike të Ukrainës, para së gjithash, termocentralet, rifillojnë, kjo do të thotë se presidenti nuk i pranon këto kushte. Nëse nuk ka bombardim, nuk do të thotë domosdoshmërisht gatishmëri për të pranuar ofertën për t’u dorëzuar. Do të thotë që periudha e marrjes në konsideratë vazhdon dhe po bëhet një përpjekje për të marrë pak kohë shtesë për të vlerësuar situatën”, tha Solovey.

Grave të ushtarëve rusë nuk u intereson sundimi i terrorit të Putinit: Na ktheni burrat tanë ose do t’ju shqyejmë!

Disa gra të ushtarëve të mobilizuar rusë po kërcënojnë rrezikshëm të shkojnë në vijën e frontit në Ukrainë për të sjellë në shtëpi burrat e tyre të plagosur. “Na kthe burrat tanë ose do t'ju shqyejmë!”, u thotë një grua e zemëruar zyrtarëve ushtarakë në një video të publikuar në Telegram.

Sipas disa raporteve të mediave, rreth 20 gra shkuan në një njësi ushtarake në qytetin Valuyka në Belgorod për të kërkuar përgjigje në lidhje me gjendjen e grave të tyre që ishin rekrutuar për luftën në Ukrainë.

Familjarët e ushtarëve nga rajonet e Rusisë Voronezh, Kursk dhe Belgorod thanë se të dashurit e tyre u sulmuan në qytetin Makiivki në rajonin Donetsk të Ukrainës.

Ata pretendojnë se shumë janë të plagosur dhe kërkojnë që ata të kthehen sa më shpejt në shtëpi në Rusi. Ata që i mbijetuan sulmit tani thuhet se po përpiqen të kthehen në këmbë në rajonin rus të Belgorodit, 150 kilometra larg, dhe shumë ushtarë janë të detyruar të mbajnë në shpinë shokët e tyre të plagosur. Gratë u kërkojnë oficerëve ushtarakë rusë që t'i kthejnë ushtarët e mobilizuar në Rusi me makina ose, siç kërcënuan, do të shkojnë vetë në Ukrainë për t'i sjellë në shtëpi, raporton Newsweek .

“Jam gati t'i bëj copë-copë! Ata duhet të bëjnë diçka, duhet të marrin një vendim, duhet t'i nxjerrin nga atje. Ne duam që ata të largohen nga Ukraina, sepse ka shumë të plagosur”, bërtiti një grua ruse.

Gjithnjë e më shumë video po qarkullojnë në rrjetet sociale që tregojnë se sa të zhgënjyera dhe të zemëruara janë familjet e ushtarëve rusë për situatën në fushën e betejës në Ukrainë. Në një video, e cila u bë virale pas tërheqjes së forcave të Putinit nga Kherson, gratë e ushtarëve rusë nga Kursk, të cilët u dërguan në Ukrainë me pak ose aspak stërvitje, kërkojnë përgjigje nga administrata e qytetit.

Pas largimit nga Khersoni, zbulohet me shpejtësi “dhurata” e fundit për Ukrainën nga Rusia

Sipas pamjeve ajrore të publikuara së fundmi, ka dëme të reja të konsiderueshme të shkaktuara në digën Nova Kakhovka në jug të Ukrainës , pas tërheqjes së Rusisë nga Kherson.

Kompania e imazheve satelitore Maxar tha:

“Imazhet këtë mëngjes zbulojnë dëme të reja të rëndësishme në disa ura dhe digën Nova Kakhovka si pasojë e tërheqjes ruse nga Kherson përtej lumit Dnipro”.

Ai pason lajmet më herët të premten se Ura Antonivskiy ishte hedhur në erë, duke prerë një lidhje midis dy anëve të lumit.

Forcat ruse kanë ikur në anën perëndimore, duke lejuar forcat ukrainase të rimarrin qytetin Kherson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat