Putin bën gati ‘dhuratat’ për ushtrinë e tij

Evropë

Putin bën gati ‘dhuratat’ për ushtrinë e tij

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 08:16
Arma ‘9 Mach’, e njohur në Rusi si ‘Tsirkon’ do të vendoset në shërbim të ushtrisë ruse brenda këtij viti

Presidenti rus Vladimir Putin ka porositur një furnizim të ri me dhjetëra raketa të fundit hipersonike Zircon me aftësi bërthamore, të cilat udhëtojnë me shpejtësi prej afro 7000 milje në orë sipas DailyMail.

Arma ‘9 Mach’, e njohur në Rusi si ‘Tsirkon’ do të vendoset në shërbim të ushtrisë ruse brenda këtij viti, ndërsa raportohet se presidenti rus ka shpenzuar shumë para për zhvillimin e raketave të reja me aftësi bërthamore, të cilat sips tij janë ‘të pandalshme’ nga mbrojtja ajrore perëndimore.

“Kontrata e parë për prodhimin e një grupi Tsirkon u nënshkrua në verën e vitit 2021”, tha një burim i afërt me ministrinë ruse të mbrojtjes, ndërsa “një kontratë shtesë u nënshkrua këtë vjeshtë.”

Urdhri i ri nuk është shpallur zyrtarisht, por raportet për të janë përcjellë nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, pasi kontrata e fundit do të shohë dorëzimin e ‘disa dhjetëra’ raketash Zircon 6,670 mph në 2023, shtoi burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat