​Britani: Ambasadori i Kinës thirret për intervistë për shkak të arrestimit të gazetarit të BBC

Evropë

​Britani: Ambasadori i Kinës thirret për intervistë për shkak të arrestimit të gazetarit të BBC

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:19
Britani

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka ftuar për intervistë ambasadorin kinez në Londër për shkak të sulmit nga policia kineze ndaj një korrespondenti të BBC-së që po raportonte nga protestat në Shangai, raporton sot e përditshmja londineze Evening Standard, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga ministria britanike.

Në ditët e fundit, demonstruesit në disa qytete anembanë Kinës kanë protestuar kundër masave të rrepta antiCOVID, duke demonstruar mosbindje civile që është e paprecedentë që kur presidenti Xi Jinping ka qenë në krye të vendit.

BBC raportoi më parë se korrespondenti i tyre Ed Lawrence u rrah dhe u mbajt në pranga ndërsa "mbulonte" protestat në Shangai.

“Ai u ndalua për disa orë para se të lirohej. Gjatë arrestimit, policia e ka rrahur dhe shkelmuar edhe pse ishte në detyrë si gazetar i akredituar”, thuhet në raportin e BBC.

Ministria e Punëve të Jashtme kineze i kundërshtoi këto pretendime dhe njoftoi se gazetari nuk e identifikoi veten si reporter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat