Vritet në Suedi kritiku i mirënjohur i liderit çeçen Ramzan Kadyrov

Evropë

Vritet në Suedi kritiku i mirënjohur i liderit çeçen Ramzan Kadyrov

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 14:37
Tumso Abdurahmanov

Kritiku i njohur i liderit çeçen Ramzan Kadyrov u vra në Suedi, raportoi RFE.

Kolegët e blogerit çeçen Tumso Abdurahmanov i thanë shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se ai u vra gjatë natës së 1-2 dhjetorit, duke konfirmuar raportet e mëparshme për vrasjen e tij.

Autoritetet suedeze nuk kanë dhënë asnjë informacion për këtë çështje.

Kanali Telegram i opozitës çeçene, 1ADAT, konfirmoi gjithashtu më 5 dhjetor se Aburahmanov ishte vrarë dhe se vëllai i tij Muhamad Abdurahmanov ishte nën mbrojtjen e forcave suedeze të sigurisë.

Një raport se Abdurahmanov (36) është vrarë u shfaq në rrjetet sociale më 1 dhjetor, por nuk mund të konfirmohej.

Realitetet Kaukaziane të Radios Evropa e Lirë dhe grupet opozitare çeçene raportuan se nuk ishin në gjendje të kontaktonin blogerin dhe se përfaqësuesit e tij thanë se nuk kishin qenë në kontakt me të apo me vëllain e tij.

Zyrtarët suedezë i thanë Radios Evropa e Lirë më 2 dhjetor se nuk kishin informacion për vendndodhjen e Abdurahmanov.

Në janar të vitit 2021, shtetasve rusë nga Çeçenia iu dhanë burgime të gjata në Suedi pasi u dënuan për tentativën e vrasjes së Abdurahmanov në shkurt 2020.

Njëri prej tyre, Ruslan Mamayev, dëshmoi se ai vepronte në emër të autoriteteve çeçene, të cilët i premtuan se do t’i paguanin 50,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat