Skandali i korrupsionit në BE, bastisen zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel

Evropë

Skandali i korrupsionit në BE, bastisen zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Hetuesit belgë kanë bërë një bastisje në zyrat e Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, në një hetim për ryshfet të supozuar nga Katari.

Sipas mediave të huaja, ky ishte kontrolli i 20-të i kryer që nga e premtja dhe presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është nën sulm”.

Policia belge ka akuzuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, një eurodeputete greke.

Katari ka mohuar çdo keqbërje ndërkohë që eurodeputetët do të debatojnë për skandalin të martën.

Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

Ata kanë konfiskuar edhe kompjuterë dhe celularë.

Bastisjet janë bërë si në Bruksel ashtu edhe në Itali.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.

Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, thanë prokurorët në një deklaratë të dielën.

Ata do të dalin para një gjykate të mërkurën.

Zonja Kaili – një eurodeputete për tetë vjet – u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga Metsola.

Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat