Tetë fëmijë ishin në mesin e 39 të shpëtuarve nga varka me emigrantë në Kanalin Anglez

Evropë

Tetë fëmijë ishin në mesin e 39 të shpëtuarve nga varka me emigrantë në Kanalin Anglez

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Tetë fëmijë ishin në mesin e 39 personave të shpëtuar nga një varkë emigrantësh e cila filloi të fundosej në Kanalin Anglez të mërkurën, sipas një burimi qeveritar.

Shifra është e ndryshme nga ajo e dhënë nga Këshilli i Qarkut Kent, i cili më herët tha se 12 fëmijë ishin në varkë dhe ishin marrë nën kujdes.

Këshilli tha se një adoleshent ishte në mesin e katër personave që vdiqën në incident, ndërsa katër persona janë ende të zhdukur, shkruan BBC.

Ata ishin në një anije të mbushur e cila filloi të fundosej në ujërat e ngrirë. Ekuipazhet e një anije peshkimi aty pranë dhe varkat e shpëtimit ndihmuan në shpëtim.

Një operacion kërkimi për katër personat ende të zhdukur po kryhet me dron. Në këtë anije dyshohej se kishte edhe shqiptarë, por Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka deklaruar se nuk kishte asnjë shqiptarë në atë anije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat