​Ministrat e energjisë të BE-së bien dakord për kufirin e çmimit të gazit

Evropë

​Ministrat e energjisë të BE-së bien dakord për kufirin e çmimit të gazit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 17:50
Foto nga takimi

Ministrat e Energjisë së BE-së ranë dakord të hënën për një kufi të çmimit të gazit prej 180 euro (190 dollarë) për megavat-orë (MWh), njoftoi Presidenca çeke e bllokut.

Lajmin e mirë e bëri të ditur Dmitrij Cernikov, zëdhënësi i Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, kur shkroi në Twitter thjesht: “Marrëveshje”.

Kufiri është 95 euro më i ulët se propozimi i dështuar i javës së kaluar prej 275 euro për MWh, me të cilin 12 shtete anëtare nuk ishin pajtuar.

Komisioni Evropian propozoi zbatimin e një mekanizmi korrigjues për çmimet e gazit në tregje muajin e kaluar për të shmangur llojin e rritjeve dramatike të çmimeve të parë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat