Aksidenti tragjik në Rumani, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve: Ishte si një masakër, kishte gjak kudo

Evropë

Aksidenti tragjik në Rumani, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve: Ishte si një masakër, kishte gjak kudo

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Një i vdekur dhe 24 të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në qendër të Bukureshtit, Rumani ditën e djeshme. Autobusi me 47 persona me kombësi greke u nis mbrëmë nga Volosi, ndaloi në Larisa e Selanik dhe mbërriti në Bukuresht në mëngjes.

Sapo kanë mbërritur në qendër, shoferi nuk e ka parë shtyllën dhe është përplasur në qendër të qytetit. Ministria e Shëndetësisë në Rumani njofton se një grua rreth 30 vjece është në gjendje të rëndë, ndërsa në spital janë 21 të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Përshkrimet e atyre që përjetuan minutat e tmerrit janë vërtet tronditëse.

“Sapo morëm kthesën, papritmas ndjeva një zhurmë, ndjeja një peshë në shpinë. Fillova të bërtas, nuk merrja dot frymë”, tha një dëshmitare.

“Ishte si një masakër.  Po shihja gjak kudo, njerëzit po qanin, pa kuptuar se çfarë po ndodhte,” tha një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat