Turqia pret opozitën siriane pas negociatave në Moskë

Evropë

Turqia pret opozitën siriane pas negociatave në Moskë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Turqia priti të martën udhëheqësit e opozitës siriane në një përpjekje për të qartësuar shqetësimin e tyre pas propozimeve të saj në Damask.

Ministri i jashtëm tur, Mevlut Cavusoglu postoi në Tëitter pamje nga takimi i tij në Ankara me liderin opozitar, kryetar i Këshillit Sirian Nacional, Mahmut al-Maslat dhe udhëheqësit tjerë.

Ky takim u organizua brenda javës pas takimit të krerëve të mbrojtjes të Turqisë dhe Sirisë për negociata historike në Moskë. 

“Ne përsëritëm mbështetjen tonë për opozitën dhe popullin sirian në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Cavusoglu, duke iu referuar thirrjes së Kombeve të Bashkuara të vitit 2015 për një armëpushim dhe zgjidhje politike në Siri.

Ankara u bë armike e betuar e Damaskut, kur filloi të përkrahte përpjekjet rebele për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad në fillim të luftës civile siriane para 12 vjetësh.

Mirëpo, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili e quajti Assadin ’terrorist’ në vitin 2017, është hapur ndaj idesë për të takuar liderin sirian, raporton AFP, përcjell Klankosova.tv.

Ai ka sugjeruar se pas bisedimeve ndërmjet krerëve të mbrojtjes të vazhdojnë nga një takim ndërmjet ministrave të jashtëm që mund të aranzhojnë pastaj një takim presidencial. 

Edhe ministri i jashtëm turk thotë se pret të takohet me homologun sirian, Faisal Mekdad nëë Moskë në mes të janarit.

Ndërsa, nga ana tjetër, regjimi i Assad-it duket indiferente ndaj përpjekjeve të Erdogan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat