Gjermania thotë se Norvegjia furnizuesi më i rëndësishëm i energjisë për ta

Evropë

Gjermania thotë se Norvegjia furnizuesi më i rëndësishëm i energjisë për ta

Më: 5 janar 2023 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Norvegjia është bërë furnizuesi më i rëndësishëm i Gjermanisë me energji, tha qeveria në Berlin, duke njoftuar bisedimet për projektet e gjelbra.

Norvegjia është një partner shumë i veçantë i Gjermanisë, tha zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Büchner. Büchner.

“Pa furnizim të gjerë dhe të besueshëm nga Norvegjia, situata në Gjermani do të ishte shumë më e vështirë këtë dimër”, theksoi ai.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck planifikon të udhëtojë sonte në Norvegji, ku nesër dhe të premten do të bisedojë me zyrtarë politikë dhe përfaqësues të biznesmenëve.

Habeck dhe bashkëbiseduesit norvegjezë planifikojnë të diskutojnë tema të tilla si përdorimi i energjisë së erës në det, hidrogjeni si lëndë djegëse, zgjerimi i infrastrukturës për burimet e rinovueshme të energjisë dhe ruajtja nëntokësore e dioksidit të karbonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat