Mediat ndërkombëtare ngrenë alarmin: Shërbimet spitalore po kolapsojnë Evropën

Evropë

Mediat ndërkombëtare ngrenë alarmin: Shërbimet spitalore po kolapsojnë Evropën

Më: 9 janar 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Shërbimet spitalore po kolapsojnë në të gjithë Europën. Shqetësimi ngrihet nga media ndërkombëtare.  Shkak janë viruset që po prekin rrugët e frymëmarrjes.

Britanikja “The Telegraph” citon një drejtues shëndetësor suedez që thotë;

“Pacientët e sëmurë vërshojnë në spitalin universitar, duke mbushur repartet tashmë të mbipopulluara. Me mjekët dhe infermierët e mbingarkuar, operacionet e planifikuara janë anuluar për të ndihmuar në përballimin e fluksit të pranimeve në dimër. Ka një stuhi perfekte që po ndodh tani – dhe neve na mungon stafi”.

Kriza dimërore e shërbimeve shëndetësore raporton media britanike  ka prekur jo vetëm Britaninë, por të gjithë Europën.

Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik paralajmëroi të enjten se;

“Përhapja e viruseve të frymëmarrjes është në nivel të lartë dhe barra në sistemin e kujdesit shëndetësor është e madhe”

Spitalet suedeze dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të vetmit që po goditen nga kjo krizë. Në të gjithë Evropën, sistemet e kujdesit shëndetësor – të rrënuara prej tre vitesh nga pandemia – po luftojnë me ngarkesa të mëdha, ndërkohë që luftojnë njëkohësisht një “epidemi të trefishtë” të Covid, gripit sezonal dhe virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV) këtë dimër.

Në Itali, sipas The Telegraph, mjekët kanë paralajmëruar se departamentet e urgjencës po “shtyhen në kufijtë e tyre” pasi rastet e gripit arritën nivelin e tyre më të lartë në 15 vjet.

Mjekët spanjollë kanë hyrë në grevë për pretendimet se janë duke u mbingarkuar në mënyrë kronike. Autoritetet në Francë kanë rekomanduar që njerëzit të mbajnë maska në ambiente të mbyllura përsëri për shkak të numrit në rritje të infeksioneve.

Mbretëria e Bashkuar duket se është goditur më rëndë nga shumë prej këtyre sfidave.

Në intervistat me The Telegraph, ekspertët paralajmëruan se nuk ka zgjidhje të lehta apo të shpejta për këtë krizë.

Pandemia e koronavirusit u dha një goditje shkatërruese të gjitha shërbimeve shëndetësore, pasi i detyroi ata të prioritizojnë kujdesin urgjent për fluksin e madh të pacientëve me Covid dhe të shtyjnë procedurat jo emergjente ndërsa përballeshin me krizën.

Përpjekjet e mëvonshme për të siguruar që qytetarët ishin vaksinuar, gjithashtu ezauruan kohë dhe burime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat