Vrau në mënyrë brutale gjyshen e tij, 36-vjeçari rus falet nga Putin pasi shërbeu 6 muaj në luftën e Ukrainës

Evropë

Vrau në mënyrë brutale gjyshen e tij, 36-vjeçari rus falet nga Putin pasi shërbeu 6 muaj në luftën e Ukrainës

Më: 9 janar 2023 Në ora: 08:54
Dmitry Karyagi

Presidenti rus Vladimir Putin ka falur dhe liruar nga burgu një vrasës gjakftohtë, i cili vrau me çekan për vdekje gjyshen e tij, vetëm sepse ai luftoi në Ukrainë.

Vrasësi Dmitry Karyagin, 36-vjeçar, u dënua me katërmbëdhjetë vjet e gjysmë për vrasjen e gjyshes së tij 87-vjeçare Zoya Anastasenko në 2014, pasi e detyroi atë të shiste banesën e saj.

Karyagin iu dha amnistia sepse i dënuari shërbeu dhe mbijetoi gjashtë muaj në vijën e parë të luftës së Rusisë duke u përballur me trupat ukrainase.

Ai kishte shërbyer vetëm gjashtë vjet në burg nga dënimi i tij kur u rekrutua për të luftuar në luftë. Karyagin tani përshëndetet si një hero lufte për bashkimin me ushtrinë private pro-Kremlinit Wagner dhe duke marrë pjesë në pushtimin e paligjshëm të Ukrainës për gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat