​Arrestohen 57 emigrantë në kufirin rumuno-hungarez

Evropë

​Arrestohen 57 emigrantë në kufirin rumuno-hungarez

Më: 9 janar 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Në përpjekje për të kaluar kufirin shtetëror midis Rumanisë dhe Hungarisë, sot janë arrestuar 57 emigrantë.

Policia kufitare rumune gjeti emigrantë të fshehur në dy gjysmërimorkio të një kamioni që, duke gjykuar nga dokumentacioni i gjetur në kamion, po transportonte paleta me ushqime në Francë dhe Holandë, raporton agjencia rumune e lajmeve Agerpress.

Emigrantët e arrestuar janë nga Pakistani, Bangladeshi, India, Siria dhe Iraku.

Agjencia bën me dije se janë arrestuar edhe dy drejtues kamioni, të cilët janë me kombësi holandeze dhe rumune dhe se ndaj tyre ka nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat