Mjeku i njohur në Kiev zbulon për herë të parë sëmundjen që vuan Vladimir Putini

Evropë

Mjeku i njohur në Kiev zbulon për herë të parë sëmundjen që vuan Vladimir Putini

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:16
Vladimir Putini

Është përfolur më së shumti situata shëndetësori e liderit të federatës rus në arenën mediatike. Thashethemet e fundit që po qarkullojnë për sëmundjen që ai mbart janë shndërruar në një fakt pasi lideri rusit i është vënë diagnoza e sindromës Cushing. Onkologu Masimo Federica i cili është konsulent shkencor në departamentin e Hematologjisë të institutit Kombëtar të Kievit ka vërtetuar këtë fakt duke cituar  për Corriere della Eveneni se dhe agresiviteti i tij rrjedh për shkak të kësaj sindrome.  

“Sindroma Cushing është një sëmundje e shkaktuar nga prodhimi i tepërt i një hormoni të quajtur kortizol nga gjëndrat mbiveshkore. Kortizoli dhe disa hormone të tjera prodhohen në shtresën e jashtme të këtyre gjendrave, që janë dy në numër dhe gjenden mbi veshka. Ai është një hormon thelbësor për jetën sepse kontrollon shumë procese të rëndësishme të trupit”, është shprehur ai.

Simptoma tipike e kësaj sëmundje është një fytyrë e rrumbullakosur. Përveç kësaj kjo sëmundje ndikon në rritjen e indive dhjamore të barkut si dhe në simptomat neuropsikologjike. Të gjithë mendojnë se Putini është i sëmurë me kancer dhe duket shumë qartë forma e fytyrës së tij.

Megjithatë, ndryshe nga raportimet që shfaqen gjithnjë e më shpesh në edicionet e lajmeve, ka shumë më tepër gjasa që fytyra e tij në formë hëne dhe agresiviteti i tij janë si pasojë e sëmundje së lartpërmendur dhe jo efekt anësor i ndonjë terapie. Më herët mediat ruse kanë cituar se cari i Rusisë vuan nga kanceri i tiroides, madje për këtë sëmundje ai është vizituar 35 herë në 4 vjet nga mjekë të ndryshëm. Sëmundja e tij ka qenë dhe arsyeja që Putinit i është dashur të anulonte udhëtime zyrtare, kontakte si dhe pjesëmarrje në evenimente të ndryshme.

Çfarë është sindroma e Cushing

Boshti hipotalamus-hipofizë-mbiveshkore, është një bosht i rëndësishëm i rregullimit hormonal që kontrollon prodhimin e kortizolit. Hipotalamusi lëshon hormonin CRH i cili merret nga qelizat adrenokortikotrope të hipofizës: falë CRH adenohipofiza mund të prodhojë ACTH-në që lëshohet në qarkullim. ACTH arrin gjendrën mbiveshkore, që nisin prodhimin e kortizolit. Kortizoli është një hormon i rëndësishëm në reagimin ndaj stresit, kontrollit të metabolizmave të ndryshëm (si karbohidratet, proteinat dhe lipidet) dhe në rregullimin e sistemit imunitar. Pra, sindroma Cushing vjen si pasojë e pranisë së tepërt në gjak të hormonit të kortizolit.  

Sëmundja e Cushing: që vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të ACTH me origjinë hipofizare apo të CRH me origjinë hipotalamtike që ndodh më rrallë. Cushing për shkak të sekrecionit etopik: në këtë rast regjistrohen nivele të larta të ACTH apo CRH etopike, d.m.th që burojnë nga vendet anormale siç janë tumoret e ndryshme. Tumoret më të shpeshtë që mund të prodhojnë ACTH apo CRH janë mikrocitomat pulmonare, tumori i tiroides, vezores apo pankreasit.

A është Putin i sëmurë?

Thashethemet, të cilat po qarkullojnë prej muajsh, janë zbuluar kohë më parë dhe nga Daily Mail. Gazeta britanike citoi burime të inteligjencës perëndimore shumë afër Kremlinit. Në veçanti, ata do të ishin zyrtarë ekspertë të të ashtuquajturve Five Eyes , ose aleancës që përfshin Zelandën e Re, Kanadanë, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Epo, sipas këtyre thashethemeve, ka një shpjegim fiziologjik pas vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën.

Duke kryqëzuar pamjet e fundit dhe videot e kaluara, inteligjenca po shpërndan raporte të ndryshme të " sjelljes gjithnjë e më të çrregullt "të shefit të Kremlinit. “Ka pasur një ndryshim të identifikueshëm në procesin e tij të vendimmarrjes gjatë pesë viteve të fundit. Ata përreth tij shohin një ndryshim të dukshëm në forcën dhe qartësinë e asaj që ai thotë dhe se si e percepton botën përreth tij”, shpjeguan ekspertët. Krahas kësaj përmendet nga inteligjenca sekrete edhe distancimi fizik i Putinit i vendosur ndaj liderëve të huaj gjatë vizitave të tyre në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat