​Sunak pranoi se përdorte shërbime private të kujdesit shëndetësor

Evropë

​Sunak pranoi se përdorte shërbime private të kujdesit shëndetësor

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:58
Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka pranuar se ka shkuar te mjeku privatisht, pasi disa herë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse ka përdorur shërbime private shëndetësore, raporton “Independent”.

Sunak tha gjatë një debati të nxehtë në atë Dhomën e Parlamentit se ai përdorte shërbime shëndetësore "të pavarura", jashtë Sistemit Kombëtar të Shëndetit (NHS).

“Kam një kartë në qendrën shëndetësore shtetërore. Unë kam përdorur edhe një shërbim të pavarur shëndetësor në të kaluarën, por gjithashtu i jam mirënjohës Spitalit Frijaraz për shërbimin fantastik që ka ofruar për familjen time në vitet e kaluara”, tha Sunak.

Ai shtoi se vjen nga një familje në të cilën ka anëtarë të sistemit shëndetësor publik dhe për këtë arsye është “i përkushtuar me pasion” për të ofruar kushte maksimale për spitalet shtetërore, duke përfshirë më shumë mjekë, infermierë dhe pritje më të shkurtra për shërbime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat