Nuk ndalet Rusia, Kievi zgjohet nga bombardimet, banorët vrapojnë për të gjetur strehim

Evropë

Nuk ndalet Rusia, Kievi zgjohet nga bombardimet, banorët vrapojnë për të gjetur strehim

Më: 14 janar 2023 Në ora: 10:09
Kiev

Një sulm me raketa ruse goditi infrastrukturën në Kiev të shtunën në mëngjes, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në distriktin Dnipro të kryeqytetit ukrainas, sipas një zyrtari të lartë presidencial ukrainas dhe kryetari i bashkisë së qytetit.

Gazetarët e Reuters dëgjuan një seri shpërthimesh në Kiev përpara se të dëgjoheshin sirenat e sulmit ajror.

Zyrtarët u kërkuan banorëve të mos dalin nga strehimoret.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, Moska njoftoi pushtimin e qytetit Solentar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore pas disa javësh luftimesh vdekjeprurëse, ndërsa Kievi këmbënguli që forcat ukrainase të mos dorëzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat