Skandali “Katargate”, arrestohet kontabilistja e ish deputetit italian Antonio Panzeri

Evropë

Skandali “Katargate”, arrestohet kontabilistja e ish deputetit italian Antonio Panzeri

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:17
Antonio Panzeri dhe Monica Rossana Bellini

Konstabilistja e ish deputetit italian Antonio Panzeri, një prej protagonistëve të skandalit të ryshfetit dhe korrupsionit në Parlamentin Europian të njohur si “Catargate”, është arrestuar nga prokurorët në Milano me një urdhër-arresti europian të lëshuar ditën e sotme nga prokurorët belgë.

Monica Rossana Bellini akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas mediave italiane, kontabilistja dyshohet se ka qenë pjesë e skemës që “pastronte” shumat e mëdha të parave që vinin nga Katari dhe Maroku. Panzeri ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të uljes së dënimit.

Sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet belge, Panzeri do të informojë hetuesit për detajet kyçe në hetim nëse vendet e huaja, përfshirë Katarin, kanë ndikuar ilegalisht në punën e PE. Panzeri do të japë informacion mbi marrëveshjet financiare, vendet e përfshira, kush përfitoi dhe kush u përfshi.

Panzeri, euro-deputetja greke Eva Kaili, së bashku me dy persona të tjerë janë tashmë të arrestuar nga autoritetet belge dhe përballen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Ata dyshohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin e Brukselit.

Katari ka mohuar ashpër se është përpjekur të fitojë ndikim përmes dhuratave dhe parave. Maroku gjithashtu ka hedhur poshtë me forcë akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat