LIVE: Nuk kishte ndodhur që nga fillimi i luftës, Rusisë i jepet goditja fatale; reagon ashpër Kremlini

Evropë

LIVE: Nuk kishte ndodhur që nga fillimi i luftës, Rusisë i jepet goditja fatale; reagon ashpër Kremlini

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2023 Në ora: 08:42 Përditësuar në ora: 15:07 më 21.01.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ushtria ruse nis ofensivë në rajonin Zaporizhzhia

AFP-ja raporton se ushtria ruse sot ka thënë se trupat e saj kanë nisur një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës.

Forcat ruse pretenduan të kenë fituar “më shumë vija avantazhi dhe pozicione” gjatë sulmit, raporton “The Guardian”.

Rajoni është bërë burim i luftimeve të ashpra në javët e fundit. Oleksandr Starukh, guvernator i rajonit, tha se forcat ruse ndërmorën 160 sulme granatuese gjatë natës.

Në një postim në “Telegram”, ai tha se 21 qytete kanë qenë cak. Një grua është vrarë dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.

Ukraina raporton për luftime në lindje, teksa vazhdon debati për tanket

Ushtria ukrainase tha më 21 janar se luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë, pasi Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e një fshati në këtë zonë. Ndërkaq, zyrtarët perëndimorë kanë ofruar më shumë ndihmë, por kanë testuar edhe qëndrueshmërinë e Ukrainës, teksa pushtimi rus po i afrohet muajit të dymbëdhjetë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkaq ka sinjalizuar rritjen e padurimit lidhur me atë nëse Perëndimi do t’i japë shtetit të tij tanket më të reja, duke thënë se “një vendim duhet të merret” për këtë çështje.

Më pas, një këshilltar i Zelenskyt shtoi se “pavendosmëria globale” po kushton me jetën e ukrainasve, duke porositur liderët perëndimorë që të “mendojnë më shpejt”.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 21 janar se ka kryer 18 sulme të përqendruara ndaj forcave ruse, teksa fajësoi palën ruse se ka sulmuar 12 vendbanime në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.

Në njoftim u tha se shtatë raketa ruse kanë goditur në qytetet Kramatorsk dhe Huliapole, si dhe është sulmuar “infrastruktura civile” në qytetin e Nikopolit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë një ditë më parë pretendoi se ka marrë nën kontroll fshatin Kleshçivivka, në rajonin e Donjeckut, rreth pesë kilometra në jug të Bahmutit. Moska i bëri jehonë pretendimit të pakonfirmuar nga kreu i grupit mercenar Wagner, se kanë marrë këtë fshat.

Por, ministria ruse tha se trupat e rregullta të Rusisë u përfshin në aksionin për marrjen e fshatit, ndërkaq kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se mercenarët e tij korrën sukses.

Ushtria ukrainase fillimisht deklaroi se forcat ruse kishin granatuar Kleshçivikën, por në informacionet e publikuara më 21 janar nuk e përmendën në mënyrë eksplicite këtë fshat.

Luftimet në lindje të Ukrainës vijnë në kohën e raportimeve se Shtetet e Bashkuara e kanë këshilluar Ukrainën që të mos ndërmarrë ndonjë ofensivë të madhe ndaj forcave ruse derisa Kievi të marrë dhe të trajnojë ushtrinë që të përdorë armatimin që Uashingtoni do t’i dërgojë.

Po ashtu, Britania ka ofruar trajnime për trupat ukrainase para se të dërgojë në Ukrainë tanket luftarake Challenger 2. Megjithatë, aleatët e tjerë të NATO-s ende po debatojnë lidhur me atë nëse do t’i ofrojnë Ukrainës tanke moderne.

Grupi i Kontaktit për Ukrainën, që përbëhet nga aleatët perëndimorë të Kievit, u takuan në Gjermani më 20 janar, teksa ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e 54 shteteve biseduan për koordinimin e veprimeve sa i përket dërgimit të ndihmës për Ukrainën.

Gjermania thuhet se po i reziston presionit nga Polonia, për t’i dhënë dritën e gjelbër asaj, por edhe shteteve të tjera që duan t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard 2, që janë të prodhimit gjerman.

Shtetet e Bashkuara, ndërkaq kanë thënë se në pakon e fundit të Uashingtonit, armatimi është i gatshëm për t’u përdorur dhe i ofron Ukrainës fuqi të mjaftueshme të zjarrit që të mbrojë veten nga pushtimi, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022.

Gjatë adresimit të rregullt natën e 20 janarit, Zelensky tha se debati që po vazhdon për tanket “po forcon qëndrueshmërinë tonë”. Ai tha se disa nga detajet e takimit në Gjermani nuk mund të bëhen publike.

“Po, ne do të duhet të vazhdojmë luftën për të marrë tanke moderne”, tha ai. Lideri ukrainas shtoi se shteti i tij çdo ditë e më shumë po e bën të qartë se nuk ka alternativë tjetër, pos që zyrtarët perëndimorë të marrin një vendim sa i përket tankeve.

SHBA-ja këshillon Ukrainën që të mos nisë tani një ofensivë të re

Zyrtarë të lartë amerikanë po e këshillojnë Ukrainën që të mos nisin një ofensivë të madhe kundër forcave ruse derisa të arrijnë furnizimet e fundit me armatim amerikan dhe të ofrohen trajnime, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden.

Zyrtari, që foli me një grup gazetarësh në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshiron që tani t’i ofrojë Ukrainës tanke Abrams, në mes të kundërthënieve me Gjermaninë lidhur me tanket.

Presidenti Joe Biden, që ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i duhet”. Kështu deklaroi presidenti amerikan kur u pyet nëse mbështet qëllimin e Polonisë që të dërgojë në Ukrainë tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Bisedimet e SHBA-së me Ukrainën lidhur me çdo kundërofensivë kanë qenë në kontekstin që ukrainasit të stërviten fillimisht për armët që do të marrin nga SHBA-ja, tha zyrtari.

Zyrtarët amerikanë besojnë se ukrainasit do të ishin më të suksesshëm nëse fillimisht trajnohen të përdorin armatimet e reja.

Të enjten, SHBA-ja njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë qindra autoblinda.

Një delegacion i lartë amerikan, përfshirë nënsekretaren e Shtetit, Wendy Sherman, dhe zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare, Jon Finer, ishin në Kiev ditët e fundit për bisedime me zyrtarët ukrainas.

SHBA-ja beson se Ukraina ka shpenzuar shumë burime për të mbrojtur qytetin e Bahmutit, por ka gjasa të mëdha që rusët të largojnë ukrainasit nga ky qytet, tha zyrtari amerikan.

Nëse kjo ndodh, nuk do të prodhojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në fushëbetejë, tha zyrtari.

Një konsideratë për ukrainasit, tha zyrtari, është se sa shumë burime do të përdorin për të mbrojtur Bahmutin, në një kohë kur ata po përgatiten për një ofensivë për të larguar rusët nga zonat që ata mbajnë nën kontroll në jug të Ukrainës.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë po këshillojnë Ukrainën se si të kryejë luftën pa e ndjekur ritmin e Rusisë që po sulmon vazhdimisht me artileri sepse në fund Moska mund të fitojë avantazh nëse ndiqet kjo rrugë, tha zyrtari.

Prandaj, armët e reja amerikane, që përfshirë autoblinda, mund ta ndihmojnë Ukrainën që të ndryshojë rrjedhën se si zhvillohen luftimet, tha zyrtari.

Boris Johnson tallet me presidentin rus

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është i bindur se Rusia nuk ka ndërmend të nisë një “luftë bërthamore” për çështjen e Ukrainës në asnjë rrethanë, madje edhe përballë një përshkallëzimi të ndihmës luftarake nga vendet e NATO-s në Kiev.

Ai e tha këtë sot me tone tallëse ndaj Presidentit Vladimir Putin, duke folur në një sesion ad hoc mbi luftën në forumin ekonomik të Davos.

Boris e cilësoi Carin si një rimishërim të Xhoit, “djaloshit të shëndoshë” personazhit të Pickwick Papers të Charles Dickens, i cili beson se “ai po na bën ne të zvarritemi” me kërcënime jo të besueshme.

Ai më pas përsëriti se aleatët nuk duhet të hezitojnë të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar drejt rritjes së furnizimeve ushtarake në Kiev.

Johnson – i pranishëm në Davos ndryshe nga kryeministri aktual Rishi Sunak, i cili e pasoi atë pas Liz Truss në krye të qeverisë konservatore – ishte gjithashtu i ftuar në ngjarjen e sotme për shkak të rolit të tij si “mik i privilegjuar” i Ukrainës midis liderëve perëndimorë nga Presidenti Voldymyr Zelensky gjatë mandatit të tij në Downing Street.

Ai u prezantua si një figurë që “u bë legjendare mes ukrainasve” (sado përçarës të konsiderohet midis bashkatdhetarëve të tij britanikë).

Nuk kishte ndodhur që nga fillimi luftës, SHBA i jep goditjen fatale Rusisë

Pentagoni ka njoftuar se do t’i financojë Ukrainës një paketë sigurie prej 2.5 miliardë dollarësh, duke përfshirë për herë të parë automjete të blinduara Stryker dhe ato Bradley, për të luftuar Rusinë.

Kjo paketë është e dyta më e madhe që SHBA po jep për Ukrainën. Deri më tani, Uashingtoni ka dhënë 26.7 miliardë dollarë për Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të 2022.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken gjatë një deklaratë është shprehur se: SHBA do vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Ne kemi parë solidaritet të jashtëzakonshëm nga aleatët dhe partnerët tanë, duke përfshirë sot Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës dhe ne përgëzojmë më shumë se 50 vende që janë bashkuar për të dhënë kontribute të rëndësishme për të mbështetur Ukrainën. Vetëm Rusia mund t’i japë fund kësaj lufte sot. Derisa ta bëjë këtë, ne do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të nevojitet.

Paketa e fundit përfshin 90 transportues të blinduar të personelit Stryker dhe 59 automjete të tjera luftarake të këmbësorisë Bradley. Ndërsa paketa e mëparshme përfshinte 50 automjete luftarake Bradley, duke e çuar totalin e dhënë në më shumë se 100.

Blinken po ashtu ka folur për sulmet infrastrukturore të Rusisë, të cilat kanë lënë pa energji elektrike miliona ukrainas në mes të dimrit, teksa ka dënuar sulmet brutale të Rusisë.

Ukraina ‘shuplakë’ Rusisë, arreston shtatë spiunët rusë - ja si funksiononte grupi

Ukraina ka deklaruar se ka vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për dorëzimin e koordinatave tek forcat ruse për sulmet në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, ku dhjetëra civilë u vranë kohët e fundit në një sulm me raketa.

Shërbimi i sigurisë SBU tha në një deklaratë se kishte kryer një operacion me shumë faza për të ekspozuar një rrjet aktiv të inteligjencës ushtarake të Rusisë dhe se si rezultat u arrestuan “shtatë agjentë rusë”.

Forcat ruse kanë shënjestruar për disa muaj infrastrukturën energjetike të Ukrainës në një valë sulmesh që kanë ndërprerë furnizimin me ujë, ngrohje dhe energji elektrike për miliona njerëz dhe kanë nxitur ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

“Informacionet për përfshirjen e mundshme të të arrestuarve në sulmin me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Dnipro më 14 janar 2023 janë duke u kontrolluar”, shtoi SBU.

Javën e kaluar, një raketë ruse hapi anën e një ndërtese banimi në Dnipro, qyteti kryesor i rajonit të Dnipropetrovsk, duke lënë dhjetëra të vdekur.

SBU lëshoi një video së bashku me deklaratën që tregonte agjentë ukrainas të maskuar dhe të armatosur rëndë duke kryer arrestime në disa rezidenca.

Ndihma ushtarake për Ukrainën/ Hungaria merr vendimin e papritur drejtuar BE-së

Hungaria është duke bllokuar dërgimin e një fondi masiv prej 500 milionë eurosh të destinuara për ndihmën ushtarake për Ukrainën, sipas Euronews. 

Tre diplomatë nga vende të veçanta të BE-së kanë konfirmuar sipas tyre se Budapesti deri më tani po vë veton ndaj disbursimit të parave të mekanizmit të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF). 

Diskutimet në grupin e punës janë ende në vazhdim, tha një nga diplomatët për Euronews, duke shtuar se ata tani shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të hënën, dhe meqenëse kjo ka të bëjë me punët e jashtme, kërkohet unanimiteti nga të 27 shtetet anëtare që fondet të dërgohen.

BE-ja deri më tani ka disbursuar 3.1 miliardë euro për pajisje ushtarake në Ukrainë përmes gjashtë kësteve të EPF – më shumë se gjysma e 5.5 miliardë eurove të akorduara për fondin për periudhën 2021-2027.

Borrell jep lajmin fantastik për Ukrainën

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell deklaroi se disa vende evropiane janë të përgatitura të dërgojnë tanke të rënda në Ukrainë. Ai shtoi se shpresonte që vendimi për t'i siguruar ato do të merret në bisedimet e ministrave të mbrojtjes në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Udhëheqësit e NATO-s dhe të mbrojtjes nga rreth 50 vende u takuan të premten në Ramstein, e fundit në një seri konferencash për premtimin e armëve që kur Rusia pushtoi Ukrainën gati 11 muaj më parë.

Fokusi kryesor në bisedime është nëse Gjermania do të lejojë rieksportin në Ukrainë të tankeve të saj Leopard 2, të cilat përdoren nga ushtritë në të gjithë Evropën, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ky është diskutimi që do të zhvillohet në Ramstein, ku do të përfaqësohet BE. Ne duhet t'i japim Ukrainës armët e nevojshme jo vetëm për të zmbrapsur, gjë që po bëjnë, por edhe për të rifituar terrenin. Unë mendoj se Ukraina ka nevojë për armët luftarake dhe tanket e rënda që ka kërkuar dhe disa vende evropiane janë të përgatitura të japin dhe shpresoj se ky është vendimi që do të merret," tha Josep Borrell.

Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, reagon ashpër Kremlini: Fitorja e Ukrainës iluzion, do të pendoheni

Vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë nuk do të ndryshojnë rrjedhën e luftës dhe Perëndimi do të pendohet për “iluzionin” e tij se Ukraina mund të fitojë në fushën e betejës, thotë Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: Ne kemi thënë vazhdimisht se furnizime të tilla nuk do të ndryshojnë asgjë, por do të shtojnë probleme për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

I pyetur nëse furnizimi i Ukrainës me armë gjithnjë e më të avancuara do të thoshte se konflikti po përshkallëzohej, ai tha: “Ne shohim një përfshirje të tërthortë dhe ndonjëherë të drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në këtë konflikt".

Lexo edhe: LIVE: Nuk ka shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë, SHBA ngre alarmin: Ky shtet po e furnizon Rusinë me armë!

“Ne shohim një përkushtim ndaj iluzionit dramatik se Ukraina mund të ketë sukses në fushën e betejës.

Ky është një mashtrim dramatik i komunitetit perëndimor që do të jetë më shumë se një herë shkak për keqardhje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat