Maroku i ofron tanke Ukrainës

Evropë

Maroku i ofron tanke Ukrainës

Nga: Bota sot Më: 23 janar 2023 Në ora: 06:46
Tanket T-72B gjatë stërvitjes ushtarake në Kazakistan

Sipas faqes së lajmeve Menadefense, rreth 20 tanke T-72B, të cilat po modernizoheshin në Republikën Çeke, u dërguan në Ukrainë një javë më parë.

Vendimi për dorëzimin e armëve u mor gjatë takimit të bazës ajrore Rammstein për Ukrainën, i cili u zhvillua më 26 prill 2022.

Në takim, Maroku dhe Tunizia ishin dy vendet e vetme që përfaqësonin Afrikën e Veriut.

Tanket ishin pjesë e një numri më të madh të sjellë nga ushtria marokene nga stoqet bjelloruse në 1999 dhe 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat