Tri vajza midis moshës 5 dhe 10 vjeç gjenden të gjalla nën rrënoja

Evropë

Tri vajza midis moshës 5 dhe 10 vjeç gjenden të gjalla nën rrënoja

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 07:16
Momenti i shpetimit te vajzave

Vazhdojnë shpëtimet në 10 provincat e Turqisë të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës.

Tri vajza midis moshës 5 dhe 10 vjeçe u gjetën të gjalla nën rrënoja, gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi në Kahramanmaras.

Njëra nga vajzat u nxor nga nën rrënoja në orën e 89-të që nga goditja e tërmetit.

Vajza dukej se kishte vetëm gërvishtje të lehta, tha gazetari i CNN Turk, duke e përshkruar operacionin si një “operacion shpëtimi mrekullie”.

Dy vajzat e tjera janë në komunikim me ekipin e kërkim-shpëtimit, por janë ende të bllokuara, ndërsa përpjekjet për t’i nxjerrë të lira vazhdojnë.

Në Adiyaman, një vajzë 17-vjeçare, Gulsum Yesilkaya, u shpëtua të enjten pas një operacioni shpëtimi 27 orësh. Ajo u dërgua direkt në ambulancë.

Yigit Akar, 23 vjeç, u shpëtua gjithashtu të enjten. Ai u bllokua nën rrënojat e një ndërtese në lagjen Islahiye të Gaziantep në lagjen Camlica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat