Pamjet e para nga tërmeti që goditi Rumaninë

Evropë

Pamjet e para nga tërmeti që goditi Rumaninë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Pamjet e para nga tërmeti që goditi Rumaninë

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.7 magnitudë ka goditur sot Rumaninë, përkatësisht rreth qytetit rumun Targu Zhi, për të pasuar më pas një tërmet tjetër me fuqi më të vogël shkatërruese.

Dridhjet janë ndjerë në Bukuresht sikurse në qytetet e tjera rumune, kurse qytetarët e Serbisë kanë raportuar se gjithçka i kanë ndjerë dridhjet.

Disa minuta pas tërmetit të parë, ka pasur një tjetër më fuqi më të vogël shkatërruese. Në anën tjetër, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Në anën tjetër, kanë filluar të shfaqen nëpër rrjetet sociale momentet kur fillon gjithçka të lëkundet brenda shtëpive e lokaleve afariste.

Një video amatore tregon sesi një familje ka regjistruar momentin, kur edhe shishja me ujë lëkundet brenda shtëpisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat