“Një rrip ka vlerë 10 mijë dollarë”, nxirret nga rrënojat në Turqi çanta plot me zinxhirë floriri

Evropë

“Një rrip ka vlerë 10 mijë dollarë”, nxirret nga rrënojat në Turqi çanta plot me zinxhirë floriri

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 21:02
Ari

Në ditën e 17-të që nga tërmeti tronditës i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë nga rrënojat sendet dhe objektet e qytetarëve që humbën jetën dhe më pas i dorëzohen policisë.

Nga rrënojat e Kahramanmaras ekipet kanë nxjerrë sot një çantë me zinxhirë të trashë floriri. Sipas dëshmive vendase, secili rrip ka një vlerë prej 10 mijë dollarësh, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i pronarit të tyre, i cili ka ngjallur kuriozitet në rrjetet sociale.

Çanta e madhe plot me rripa të artë u gjet gjatë punës për të hequr mbeturinat dhe rrënojat matanë rrugës, ndërsa pas pamjeve nuk u dha asnjë shpjegim për fatin e bizhuterive.

Image
Canta

Pretendohet se ky vend mund të ishte një dyqan argjendarie dhe disa komentues pohuan se në rrënojat ku u gjet ari ishte shtëpia e argjendarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat