Skandali Katar-Gate, del vendimi i fundit për eurodeputeten greke

Evropë

Skandali Katar-Gate, del vendimi i fundit për eurodeputeten greke

Më: 4 mars 2023 Në ora: 08:19
Eva Kaili

Eurodeputetja greke Eva Kaili mbetet në paraburgim për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate.

Eva Kaili do të vazhdojë që të qëndroje edhe 2muaj në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Brukselit, për veprat e dyshuara për organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash.

Eva Kaili doli para Gjykatës së Apelit më 28 shkurt duke kërkuar lirimin e saj nga burgu me byzylyk elektronik. 

Në të njëjtën ditë, eurodeputeti belg Marc Tarabella doli para Gjykatës së Apelit, duke kërkuar lirimin e tij nga burgu. Gjykata e Apelit e Brukselit vendosi zgjatjen e masës së paraburgimit për Marc Tarabella me një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat