Guterres bisedime për zgjatjen e marrëveshjes së grurit Ukrainë-Rusi

Evropë

Guterres bisedime për zgjatjen e marrëveshjes së grurit Ukrainë-Rusi

Më: 7 mars 2023 Në ora: 19:34
António Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres do të vizitojë Kievin me qëllim rinovimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e grurit gjatë kohës së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Iniciativa për grurin e Detit të Zi, e cila u ra dakord fillimisht, në korrikun e kaluar, pas negociatave të vështira dhe më pas u zgjat në nëntor do të përfundojë më 19 mars nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Marrëveshja çliron miliona tonë grurë dhe ushqime të tjera që do të bllokoheshin në Ukrainë për shkak të pushtimit dhe bllokadës së Rusisë.

Marrëveshja lejon dërgesat nëpërmjet tre porteve të Detit të Zi, me Turqinë që luan një rol koordinues.

Të dy vendet furnizonin pothuajse një të katërtën e eksporteve botërore të grurit përpara luftës.

Skema shihet si jetike për parandalimin e krizave humanitare në vendet në zhvillim dhe për të mbajtur nën kontroll çmimet globale të ushqimeve.

Kjo do të jetë vizita e tretë e shefit të OKB-së në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Ai pritet të takohet nesër me presidentin Volodymyr Zelensky, për bisedime lidhur me zgjatjen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat