VOA: Të vrarë e të plagosur në një sulm me armë në Hamburg

Evropë

VOA: Të vrarë e të plagosur në një sulm me armë në Hamburg

Më: 10 mars 2023 Në ora: 00:18
Hamburg Shooting

Në një sulm me armë brenda një ndërtese të përdorur nga grupi fetar Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje u vranë dhe u plagosën një numër i paspecifikuar njerëzish, tha policia.

Sulmi ndodhi në lagjen Gross Borstel, disa kilometra në veri të qendrës së qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë.

Policia tha në Twitter se "disa njerëz u plagosën rëndë, disa prej tyre për vdekje", por nuk dha një shifër të saktë.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se kishte parë ekipet e shpëtimit duke nxjerrë njerëz nga një ndërtesë e përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait.

Policia tha se u njoftua për sulmin rreth orës 21:15 dhe shkoi me shpejtësi në vendngjarje. Policia tha se pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, u dëgjuan të shtëna me armë nga një kat i sipërm i ndërtesës.

Policia tha se nuk kishte të dhëna të menjëhershme se një sulmues ishte në arrati dhe se duket se autori ose autorët ishin ose në ndërtesë ose në mesin e të vrarëve. Autoritetet thanë se ende nuk kanë informacion për një motiv të mundshëm./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat