Ja kur gratë do të mund të dalin “topless” në pishinat publike

Evropë

Ja kur gratë do të mund të dalin “topless” në pishinat publike

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Senati i Berlinit do të lejojë që gratë ashtu si burrat të qëndrojnë të pambuluar në pjesën e sipërme në pishinat publike të kryeqytetit gjerman.

Ky vendim i ri pason një ankesë diskriminimi të bërë nga një grua që nuk u lejua të dilte topless në një pishinë në Berlin.

Gruaja i ishte drejtuar instancave shtetërore për drejtësi, diversitet dhe antidiskriminim me anë të një letre, ku kërkonte trajtim të barabartë të grave me burrat.

Përgjigjur ankesës, Berliner Baederbetriebe, e cila drejton pishinat publike të qytetit, vendosi të ndryshojë rregullat e veshjes në këto ambiente.

Avokati i popullit kundër diskriminimit i Berlinit e miratoi vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat