Gjermani: Pak refugjatë nga Ukraina në tregun e punës

Evropë

Gjermani: Pak refugjatë nga Ukraina në tregun e punës

Më: 20 mars 2023 Në ora: 09:33
Panair pune për refugatët ukrainas

Edhe një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë integrimi në jetën e punës i refugjatëve nga Ukraina në Gjermani paraqitet më i vështirë se mendohej, sipas ekspertëve.

Deri sa të fillojë një marrëdhënie pune kalon shumë kohë, "para së gjithash, sepse fillimisht duhet të njihet gjuha gjermane", është shprehur drejtuesja e projektit të "Rrjetit Sipërmarrjet Integrojnë Refugjatët" në Gjermani, Marlene Thiele për Shërbimin Evangjelist të Shtypit, epd. Më shumë se 25% e sipërmarrjeve gjermane kanë kontakt me refugjatë nga Ukraina, sipas të dhënave të një sondazhi organizuar nga ky rrjet.

Nuk ka shifra të sakta përfundimtare për punët e reja, thotë Thiele. Rreth një e treta e sipërmarrjeve gjermane kanë thënë, se pas bisedimeve në intervistë pune është krijuar mundësia për punësim. Më shumë se 78% e punësimeve të reja bazohen në kontrata pune. Ndërsa futja në botën e punës përmes një praktike (21% apo kualifikimi profesional (1%) luan një rol shumë të vogël. "Ne dëgjojmë gjithmonë nga sipërmarrje anëtare të rrjetit, se gjuha është pengesë shumë e madhe dhe dëshira për kurse të mira gjuhe është shumë e madhe," thotë Thiele. Por duhet thënë se në vitin 2022 erdhën në një kohë shumë të shkurtër papritur një numër shumë i madh njerëzish nga Ukraina dhe nuk kishte aq struktura sa duheshin për kurset e gjuës. "Përshtypja jonë është që pas pëvojës nga vitet 2015/2016 Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët që është përgjegjëse për kurset e gjuhës ka reaguar shumë shpejt." Sipas të dhënave zyrtare në shkurt rreth 200.000 ukrainas kanë bërë kërkesë për një kurs integrimi.

Kopshti për fëmijët kusht i rëndësishëm

Sipas Thiele ajo që i ka habitur në sondazhin e organizuar me sipërmarrjet gjermane është vlerësimi që i bëhet kujdestarisë për fëmijët si kusht i detyrueshëm për pranimin në punë. Vetëm 15% e sipërmarrjeve e vlerësojnë si kusht të rëndësishëm. "Kjo na habiti. Sepse në të vërtetë më shumë se shumica e refugjatëve nga Ukraina janë femra, gati gjysma është me fëmijë minorenë në Gjermani."

Drejtuesja e "Rrjetit Sipërmarrjeet Integrojnë Refugjatët", Marlene Thiele është shprehur se përmbledhtazi nuk mund të bëhet fjalë për pranimin në masë të gjerë të refugjatëve nga Ukraina në tregun e punës. "Zhvillimi këtu është ende në fillime." Sondazhi ka treguar, edhe se sipërmarrjet kërkojnë një perspektivë më të qartë për çështjen, nëse refugjatët ukrainas mund ta përfytyrojnë të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë në Gjermani./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat