E shoqëroi e dashura me urgjencë në spital dhe u shtrua në reanimacion, ja si paraqitet gjendja e Silvio Berlusconit

Evropë

E shoqëroi e dashura me urgjencë në spital dhe u shtrua në reanimacion, ja si paraqitet gjendja e Silvio Berlusconit

Më: 6 prill 2023 Në ora: 08:50
Ansa dhe Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në terapi intensive në spital, por familjarët e tij janë shpresëplotë se situata nuk është serioze dhe se ai do “do t’ia dalë”, siç ka deklaruar i vëllai Paolo.

Ansa shkruan se Berluskoni doli nga spitali më 30 mars, për t’u rikthyer gjashtë ditë më pas me probleme me frymëmarrjen, oksigjenim i dobët i gjakut. Sipas mjekëve, ish-kryeministri italian nuk është i intubuar për momentin.

“Ai është në gjendje të qendrueshme, është një shkëmb. Gjendja e tij? Gjendja është e mirë,” u tha Paolo Berlusconi gazetarëve teksa po largohej nga spitali.

“Ai do t’ia dalë edhe kësaj radhe.”

Mungesa e oksigjenit ka vënë në vështirësi sistemet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes të cilat janë në rrezik për infeksione, përfshirë dhe rrezikun nga pneumonia që mund të komplikojë gjendjen e përgjithshme.

Por situata mbetet e stabilizuar dhe nuk e vë në rrezik për jetën ish-kryeministrin për momentin shkruan Ansa.

Presidenti i Forza Italia, i cili do të mbushë 87 vjeç shtatorin e vitit 2023, mbërriti në spitalin San Raffaele, i shoqëruar vetëm nga Marta Fascina, “thuajse pa frymë”.

Për këtë arsye ai u transferua menjëherë në reanimacion për “probleme kardiovaskulare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat