Numri i refugjatëve ukrainas që kaluan në Poloni tejkaloi 11 milionë

Evropë

Numri i refugjatëve ukrainas që kaluan në Poloni tejkaloi 11 milionë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 08:17
Poloni

Deri më 10 prill, numri i refugjatëve që hynë në Poloni nga Ukraina i kaloi 11 milionë.

Në postimin në llogarinë në Twitter të rojeve kufitare polake, thuhej se ka pasur migrim intensiv që nga fillimi i Luftës Ukrainë-Rusi.

20 mijë persona kanë hyrë në vend vetëm dje nga Ukraina , “Numri i njerëzve që kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës ka kaluar 11 milionë.”

U regjistrua se numri i përgjithshëm i ukrainasve që u larguan nga Polonia ishte 9 milionë e 259 mijë.

Sipas informacionit të ndarë nga Përfaqësimi i Përhershëm i Polonisë në Bashkimin Evropian ( BE ), 87 për qind e atyre që kaluan nga Ukraina në Poloni ishin gra dhe fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat