Putini bën gati skuadrën e fuqishme “Vrasësit e Tankeve” për të goditur Ukrainën

Evropë

Putini bën gati skuadrën e fuqishme “Vrasësit e Tankeve” për të goditur Ukrainën

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:40
Vladimir Putin

Ndihma e Perëndimit për Ukrainën, duket se e ka zemëruar Rusinë, që është gjendur në vështirësi, për të planifikuar sesi do i përgjigjet armëve të reja të avancuara të tyre. Ndaj, shteti ka nisur të trajnojë njësitë e të ashtuquajturve "Gjuetarët e tankeve", sipas një zyrtari ushtarak rus që foli për mediat shtetërore ruse. Yevgenij Arifulin, i cili drejton qendrën e stërvitjes ushtarake në Rusi tha se zëvendësministri rus i Mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov urdhëroi krijimin e strukturës së re, që quhet ndryshe edhe “Vrasësit e tankeve”.

Ukraina mori kohët e fundit tanke Challenger 2 nga Britania e Madhe dhe tanke gjermane Leopard 2, si dhe kamionë të blinduar Cougar dhe automjete luftarake Stryker nga Shtetet e Bashkuara. Tanket amerikane Abrams gjithashtu pritet t'u dorëzohen forcave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në fund të këtij viti.

"Ne i dimë të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të tankeve dhe po stërvitim ekipet për të luftuar sistemet luftarake", tha Arifulin.

Arifulin tha për TV Zvezda se njësitë antitank po trajnohen nga instruktorë veteran dhe se grupet përbëhen nga një "numër i vogël" ushtarësh të armatosur me raketa-hedhës të drejtuar dhe drone zbulimi. Guy McCardle, kryeredaktor i faqes Raporti i Forcave të Operacioneve Speciale (SOFREP), tha se "Vrasësit e tankeve" rusë ka të ngjarë të përdorin sistemet antitank 9M133 Kornet, pothuajse ekuivalent me sistemin amerikan Javelin të përdorur nga forcat ukrainase, por në këtë rast armiku shënjestrohet nga një distancë më e madhe akoma. McCardle gjithashtu spekulon se njësitë ruse antitank mund të përdorin raketa me uranium të varfëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat