Polonia: Do të forcojmë ushtrinë, do të jetë 3 herë më e fuqishme se ajo e Britanisë

Evropë

Polonia: Do të forcojmë ushtrinë, do të jetë 3 herë më e fuqishme se ajo e Britanisë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Qeveria polake thotë se pas dy vitesh, forcat e armatosura të vendit do të dyfishohen në madhësi, duke u bërë një nga ushtritë më të forta në Evropë. Ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak ka zbuluar se vendi planifikon të dyfishojë numrin e ushtrisë së tij nga 150,000 në 300,000, tre herë më shumë se Britania, shkruan “The Telegraph”.

Megjithatë, një pengesë e madhe për planet e qeverisë mund të jenë zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në vjeshtë, me Blaszczak që zbulon se administratës aktuale i duhen edhe dy vjet të tjera për të përfunduar misionin.

"Ne po kërkojmë një mandat për të qeverisur për një mandat tjetër, sepse atëherë mund të përfundojmë procesin që kemi filluar," tha Blaszczak, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit.

“Na duhen edhe dy vite të tjera dhe atëherë ushtria polake do të jetë më e forta në Evropë, ne jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë.”

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur qeverinë polake, e cila ka porositur afërsisht 1500 tanke. Shumica e tyre do të vijnë nga Koreja e Jugut, ndërsa 250 M1A2 Abrams krejt të rinj do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe së bashku me 116 M1A1 Abrams të vjetër që ka Polonia, do të përdoren për të zëvendësuar përkohësisht tanket e dërguara për të ndihmuar Ukrainën. "Para së gjithash, ne duam të pengojmë çdo agresor”, shtoi Blaszczak.

“Detyra e tyre do të jetë të krijojnë një barrierë që nuk thyhet nga agresori”. Ndërkohë, kryeministri Mateusz Morawiecki ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku theksoi edhe një here para amerikanëve se ata duhet të jenë të shqetësuar për konfliktin aktual në Evropë, sepse "sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është vetëm fillimi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat