Dyshohet se vrau 7 foshnje, infermierja del para gjykatës me lot në sy

Evropë

Dyshohet se vrau 7 foshnje, infermierja del para gjykatës me lot në sy

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Lucy Letby, e cila akuzohet se ka vrarë 7 foshnje dhe planifikoi të vriste dhe 10 të tjera teksa punonte si infermiere, doli para gjykatës në Manchester të Anglisë.

Infermierja mohoi të gjitha akuzat, ndërsa u shfaq para gjykatës me lot në sy. Për herë të parë u publikuan edhe pamje nga brendia e dhomës së saj, ku duken edhe dy valixhe dhe dy çanta. Aty hetuesit gjetën disa shënime të shkruara nga infermierja. Ata thanë se ato ishin deklarata dashurie që 33-vjeçarja i kishte bërë për një ish-kolegun e saj, i cili nuk është identifikuar për arsye ligjore. “Të kam dashur” dhe “Miku im më i mirë”, ishin dy nga shkrimet e gjetura në dhomën e saj.

Në një ditar të vitit 2016, Lucy Letby kishte lënë disa shënime të pretenduara për foshnjat që ajo dyshohet të ketë sulmuar. “Unë nuk meritoj të jetoj, i vrava me qëllim, sepse nuk jam aq e mirë sa të kujdesem për to. Unë jam një person i tmerrshëm”, shkruhej në disa letra të tjera.

Ajo akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave dhe tentativës për të vrarë dhjetë të tjerë midis qershorit të vitit 2015 dhe qershorit të një viti më pas. Gjyqi për këtë çështje vijon, ndërsa 33-vjeçarja është në burg që nga vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat