Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e grurit të Ukrainës në Rumani

Evropë

Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e grurit të Ukrainës në Rumani

Më: 26 prill 2023 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e drithërave dhe farave vajore të Ukrainës në Rumani deri më 5 qershor, tha ministri i Bujqësisë i Rumanisë, Petre Daea.

Në fillim të këtij muaji, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria ndaluan importet e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur fermerët.

Ukrainës, një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, i është dashur të gjejë rrugë alternative të transportit përmes shteteve fqinje, pas pushtimit rus.

Kjo ka bërë që miliona tonë drithëra dhe fara vajore, më të lira se ato të prodhuara në Bashkimin Evropian dhe të përjashtuara nga taksat doganore, të përfundojnë në Evropën Qendrore dhe Lindore, shkruan Skynews.

Fermerët vendas janë ankuar se kërkesa dhe çmimet e produkteve vendore janë shtrembëruar si pasojë.

“Negociatat me shtetet janë ende në vazhdim. Rumania do të mbrohet nëpërmjet një vendimi të Komisionit Evropian dhe do të marrë kompensim për fermerët”, tha Daea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat