Plaçkitje si në filma në qendër të Parisit, hajnat vodhën stoli në vlerë prej mbi një milion euro

Evropë

Plaçkitje si në filma në qendër të Parisit, hajnat vodhën stoli në vlerë prej mbi një milion euro

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një argjendari luksoze Bvlgari në sheshin Vandom në Paris është plaçkitur, kurse dëmet shkojnë në mbi një milion euro.

Tre plaçkitës të armatosur në dy motoçikleta, u shfaqen para lokalit rreth orës 13:45.

Dy prej bartnin armë të gjata dhe gjatë plaçkitjes goditën punonjësin e sigurimit. E sipas hetuesve, dëmet e shkaktuar janë mbi një milion euro.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen dy motoçikleta të zeza të parkuara në trotuar para argjendarisë.

Njëri burri i veshur në të zeza dhe helmetë në kokë, i armatosur bën roje. E kalimtarët e rastit iknin në anën tjetër të rrugës kur panë burrin e armatosur duke qëndruar para lokalit në qendër të Parisit.

Pas plaçkitjes treshja u larguan me shpejtësi me motoçikleta. Ndërsa është interesant se i njëjti lokal ishte objektiv i një plaçkitje tjetër në vitin 2021, ku dëmet ishin vlerësuar në rreth 10 milionë euro.

Derisa po largoheshin policia arriti të plagosë në këmbë, njërin nga tre plaçkitësit i cili më pas përfundoi në pranga. Dy tjerët janë arrestuar pas fillimit të hetimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat