​Grabitje si në filma në Paris, vidhen bizhuteri në vlerë mbi 1 milion euro

Evropë

​Grabitje si në filma në Paris, vidhen bizhuteri në vlerë mbi 1 milion euro

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një nga argjendaritë luksoze në qendër të Parisit është vënë në shënjestër të grabitësve me zyrtarët që thonë se këta të fundit janë larguar që andej me bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë euro.

Bëhet fjalë për një dyqan Bvlgari, në sheshin Vandom, ku pas mesdite hynë tre grabitës, që kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikleta. Dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.

Në videot e publikuara në mediat sociale, shiheshin dy motoçikleta të zeza të ndalura para argjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Kalimtarët ndërkohë largoheshin të panikosur pasi shihnin grabitësin e armatosur.

Pas grabitjes, të tre autorët janë larguar me shpejtësi ndërkohë që policia u vendos në kërkim të autorëve.

Nuk janë bërë ende të ditura shumë detaje por mediat franceze shkruajnë se një nga autorët e grabitjes ishte plagosur në këmbë nga policia, në largim e sipër, ndërsa dy të tjerët ishin arrestuar më vonë.

I njëjti dyqan, është grabitur edhe në vitin 2021, me dëmet që në atë kohë u përllogaritën në vlerë rreth 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat