Eksperti kroat shpjegon se si deklaratat e Vuçiqit ndikojnë te qytetarët e Serbisë, thotë se ai përhap paranojë dhe shkatërrim

Evropë

Eksperti kroat shpjegon se si deklaratat e Vuçiqit ndikojnë te qytetarët e Serbisë, thotë se ai përhap paranojë dhe shkatërrim

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:02
Aleksander Vuçiq

Dy vrasje masive ku humbën jetën 17 persona, shokuan Serbinë. Më pas filluan reagimet, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media ia arriti qëllimit të nervozojë të gjithë ata që e dëgjuan, raporton N1.

Deklaratat e tij janë analizuar nga psikiatri kroat Ante Bagariq, i cili thotë se ato ndikojnë keq në opinion dhe përhapin paranojë dhe shkatërrim.

Pas të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një nxënës i klasës së shtatë vrau tetë nxënës dhe një roje shkolle, presidenti i Serbisë fillimisht zbuloi se në cilin spital ishte shtruar djali, pastaj foli për prindërit e tij dhe përfundoi gjithçka duke deklaruar se do të ndryshonte ligji, kështu që në të ardhmen edhe ata nën moshën 14 vjeç do të mbajnë përgjegjësi penale.

Dhe ndërsa opinioni ishte ende në tronditje, ndodhi një krim i ri i tmerrshëm. Një 20-vjeçar qëlloi dhe vrau tetë persona në afërsi të Mlladenovcit, dhe gjuetia për të zgjati gjithë natën.

Në mëngjes ai u dorëzua në polici dhe presidenti serb tha se ishte terrorizëm dhe tha para gjykatës se “i keqi nuk do të dalë nga burgu”.

Sipas fjalëve të tij, ai kërkoi kthimin e dënimit me vdekje, por kryeministrja dhe ministrat e refuzuan. Bagariq thotë se nëse Vuçiq, si politikanët e tjerë, përpiqen të gjejnë një zgjidhje që do të rrisë popullaritetin e tij dhe do të zvogëlojë dëmin.

“Të flas sinqerisht, pa manipulim. Për fat të keq, politikanët në përgjithësi nuk i përmbahen kësaj, por shikojnë çdo mundësi për të shfrytëzuar çdo ngjarje dhe të paraqiten si luftëtarë për mirëqenien e të gjithëve”, tha psikiatri.

Ai shton se deklaratat e presidentit serb kanë ndikim negativ në opinion.

“Sigurisht që paranoja po rritet në shoqëri, po shtohet shkatërrimi. Shkatërrimi në shoqëri, si dhe në një individ, është një proces i natyrshëm. Detyra do të ishte zvogëlimi, monitorimi, kontrolli i tij. Me sa shoh unë, dhe lidhur me këtë rast, ishte një devijim nga temat e vështira në ‘ata janë kundër meje, kundër nesh…’, ajo paranojë që po përhapet në shoqëri. Shumë identifikohen me personazhe publike dhe kjo sigurisht nuk është mirë”, tha psikiatri, duke shtuar se “shumica e politikanëve përpiqen të krijojnë kontradikta, konfuzion, kaos…”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat