Vuçiq: Hapat e ardhshëm – marrja e armëve ilegale

Evropë

Vuçiq: Hapat e ardhshëm – marrja e armëve ilegale

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se deri më tani janë dorëzuar mbi 3 mijë armë.

Hapat e ardhshëm kanë të bëjnë me marrjen e armëve pa leje dhe më pas do të kalohet në analizën e të gjitha armëve legale.

“Nuk mund të besosh që një njeri është plotësisht i shëndoshë në këtë moment nëse është nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe ka kaq shumë armë, pavarësisht nëse ka marrë leje për këtë apo jo, në momentin kur ka marrë lejen nuk ishte nën ndikimin e substancave psikoaktive”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai theksoi se është e nevojshme të bëhet gjithçka që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat