Sondazhi në Itali, 41% e homoseksualëve ndihen të diskriminuar në punë

Evropë

Sondazhi në Itali, 41% e homoseksualëve ndihen të diskriminuar në punë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Rreth 41% e homoseksualëve dhe biseksualëve ndihen të diskriminuar në vendin e punës në Itali, ndërsa tetë nga 10 thonë se kanë pësuar të paktën një “mikro-agresion” të lidhur me preferencën e tyre seksuale.

Të dhënat janë sipas një sondazhi të vitit 2022 nga Instituti Kombëtar i Statistikave ISTAT dhe Zyra kombëtare kundër racizmit dhe diskriminimit UNAR, raportoi ANSA.

Rreth 61.2% e personave të komunitetit LGBT+ që janë aktualisht të punësuar ose që kanë qenë në marrëdhënie pune thanë se nuk kishin folur për jetën e tyre private në punë me kolegët në mënyrë që të mbanin të fshehur orientimin e tyre seksual.

Për të njëjtën arsye, sipas këtij sondazhi, rreth një në tre homoseksualë kishte shmangur shoqërimin me kolegët e punës gjatë pauzës së punës ose në kohën tjetër të lirë.

Sondazhi u krye vitin e kaluar në një kampion prej rreth 1200 personave nga komuniteti LGBTQIA+ në Itali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat