Hungaria bllokon këstin e ardhshëm të mbështetjes ushtarake jashtë buxhetit të BE-së për Ukrainën

Evropë

Hungaria bllokon këstin e ardhshëm të mbështetjes ushtarake jashtë buxhetit të BE-së për Ukrainën

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:14
Viktor Orban

Hungaria nuk e miratoi ndarjen e këstit të ardhshëm të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, të ofruar në kuadër të Mjeteve Evropiane të Paqes (EPF) të BE-së, tha një zëdhënës i qeverisë të martën.

EPF, i krijuar në vitin 2021, është një instrument jashtë buxhetit që synon të rrisë aftësinë e BE-së për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare.

“Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, përdor EPF-në vetëm në lidhje me Ukrainën, pasi kjo nuk lejon që fonde të mjaftueshme të shpërndahen për të promovuar interesat e BE-së në fusha të tjera”, thanë nga Zyra e Qeverisë së Hungarisë për Reuters.

Hungaria deklaron se zona të tjera ku mund të përdoren fondet përfshijnë Ballkanin ose Afrikën e Veriut.

“Për qeverinë hungareze është thelbësore që këto çështje të sqarohen dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk miratoi këstin e ardhshëm nga EPF”, shtuan nga zyra për media.

BE-ja ka dhënë në total rreth 3.6 miliardë euro për mbështetje ushtarake për Ukrainën deri më tani nga EPF.

Hungaria, e cila është anëtare e BE-së dhe e NATO-s, ka refuzuar t’i ofrojë ndonjë pajisje ushtarake fqinjit të saj Ukrainës, e cila u pushtua nga forcat ruse në shkurt 2022, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat