LIVE: Rusia përballet me një skenar të ri në rajonin e Baltikut – Biden ‘merret’ me Rusinë: Krejtësisht e papërgjegjshme

Evropë

LIVE: Rusia përballet me një skenar të ri në rajonin e Baltikut – Biden ‘merret’ me Rusinë: Krejtësisht e papërgjegjshme

Nga: Bota sot Më: 17 qershor 2023 Në ora: 06:45 Përditësuar në ora: 06:42 më 17.06.2023
Joe Biden

Stoltenberg: Ukraina nuk është ftuar në samitin e NATO-s në Vilnius

Ukraina nuk do të marrë ftesë për samitin e NATO-s në Vilnius, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm, në korrik, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“Ne diskutuam planin e veprimit për Ukrainën. Kjo është një pyetje që u ngrit në takimin ministror në Oslo”, tha ai.

Sipas Stoltenberg, ka tre pika të rëndësishme në lidhje me Ukrainën, qasja e vendit ndaj NATO-s në një dimension praktik. Kjo do të thotë mbështetje dhe ndihmë e vazhdueshme për vendin në kalimin nga standardet sovjetike në doktrinën dhe pajisjet e NATO-s; më tej është rruga politike, finalizimi i marrëveshjes për krijimin e Këshillit Ukrainë-NATO. Pika e tretë është anëtarësimi i Ukrainës në BE.

“Për momentin, ne nuk do të diskutojmë ftesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO gjatë samitit të Vilnius. Por ne besojmë se Ukraina duhet të bëhet anëtare e saj. Ne do ta afrojmë këtë proces, jemi të sigurt se mund të gjejmë një konsensus në Vilnius se si ta afrojmë vendin me aleancën e Atlantikut të Veriut”, shtoi Stoltenberg.

Zelensky: Nuk ka negociata para tërheqjes së trupave ruse

Pas takimit me një delegacion liderësh nga disa vende afrikane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundërshtoi edhe një herë çdo negociatë paqeje me Moskën përpara tërheqjes së trupave ruse.

“Të lejosh çdo bisedë me Rusinë për sa kohë që okupatori është në tokën tonë do të thotë ngrirje e luftës, dhimbjes dhe vuajtjes”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev.

Zelensky kërkon dëmshpërblime dhe ekstradimin e kriminelëve të luftës pas largimit total të trupave ruse, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014.

Ai u takua me krerët afrikanë, të udhëhequr nga presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa , i cili vizitoi Kievin në një përpjekje për të ndërmjetësuar në pushtimin rus gati 16-mujor.

Për këtë, delegacioni afrikan planifikon të udhëtojë edhe në Shën Petersburg të Rusisë ditën e sotme. Pritet një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat