Zvicra i thotë “jo” dërgimit të tankeve të vjetra në Ukrainë

Evropë

Zvicra i thotë “jo” dërgimit të tankeve të vjetra në Ukrainë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Qeveria zvicerane i ka thënë edhe një herë jo dërgimit të tankeve të vjetra Leopard 1 në Ukrainë. Këshilli federal arriti në përfundimin se shitja e 96 tankeve “nuk është e mundur sipas ligjit aktual”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

“Diçka e tillë do të binte ndesh me Aktin e Luftës dhe do të sillte një ndryshim në neutralitetin politik të Zvicrës,” thanë shtatë anëtarët e këshillit të konfederatës.

Ky ligj ndalon eksportin pajisjeve luftarake në çdo vend ndërluftues.

RUAG, një kompani  shtetërore zvicerane, bleu 96 tanke të përdorura dhe jo-operacionale Leopard 1 A5 nga një agjenci italiane e Mbrojtjes në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat