Nata e tretë e protestave, Macron braktis samitin e BE-së: Dhuna e pajustifikueshme

Evropë

Nata e tretë e protestave, Macron braktis samitin e BE-së: Dhuna e pajustifikueshme

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Të paktën 875 persona janë arrestuar si pasojë e përleshjeve me policinë, në kuadër të protestave që vijuan për natën e tretë.

Në Paris, dyqanet janë plaçkitur dhe makinave u është vënë zjarri pavarësisht pranisë së forcave të rendit. Plot 40 mijë oficerë ishin vendosur në mbarë Francën.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili braktisi samitin e BE-së për shkak të urgjencës, po zhvillon një tjetër takim me ministrat e kabinetit të tij pasi e cilësoi dhunën “të pajustifikueshme”.

Ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne deklaroi se të gjitha opsionet po shqyrtohen, kur u pyet nëse mund të vendosej gjendja e jashtëzakonshme.

Trazirat filluan të martën pasi policia qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me prejardhje algjeriane, të quajtur Nahel, i cili tentoi t’i shpëtonte një pike kontrolli të policisë.

Oficeri që e qëlloi i ka kërkuar falje familjes së të ndjerit dhe avokati i tij ka deklaruar se ndihet i shkatërruar. Megjithatë, ai është akuzuar për vrasje me dashje.

Vrasja e adoleshentit ringjalli ankesat për sjelljen e policisë dhe racizmin në periferitë franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat