Trazirat në Francë/ Qeveria ndërmerr një sërë masash, “paralizohet” transporti publik

Evropë

Trazirat në Francë/ Qeveria ndërmerr një sërë masash, “paralizohet” transporti publik

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Qeveria franceze është detyruar të anulojë një sërë aktivitetesh për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin. Si rrjedhojë, autoritetet kanë bërë të ditur që do të anulohet transporti publik, autobusë dhe tramvaj, pas orës 21:00.

Në të njëjtën kohë do të anulohet dhe koncertet apo aktivitete kulturore të parashikuara.

Gjithashtu, një ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i shitjes së fishekzjarrëve, në mënyrë që protestuesit të mos i përdorin gjatë protestave, ku incidentet kanë qenë të shumta.

Qytetarët francezë po protestojnë prej disa ditësh kundër vrasjes së një adoleshenti nga një efektiv policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat