Wagner gati për “hakmarrje”, zbulohen planet mizore që po thur Prigozhin nga Bjellorusia

Evropë

Wagner gati për “hakmarrje”, zbulohen planet mizore që po thur Prigozhin nga Bjellorusia

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:40
Yevgeny Prigozhin

Si të mos mjaftonin problemet e fundit që ka hasur Vladimir Putin, tani kudo në Rusi po qarkullon një teori që po “çmend” presidentin rus. Rebelët e Grupit Wagner thuhet se po planifikojnë të sulmojnë urën e Krimesë, “të preferuarën” e Putinit. Thashethemet qarkulluan kudo këtë fundjavë pasi një operacion i madh sigurie shkaktoi një “ngërç”, vonesa dhe panik mes qytetarëve. Turistët që dynden në gadishullin popullor të Detit të Zi patën vonesa deri në shtatë orë për të kaluar. Kontrolle intensive sigurie pati për çdo makinë dhe të gjithë pasagjerët që përdorin Urën e Kerçit prej 3 miliardë paundësh që lidh Krimenë e aneksuar me kontinentin rus.

Frika nga Wagner

Rusia i frikësohet një sulmi të ri vdekjeprurës me bombë mes shqetësimeve se mund të organizohet nga luftëtarët e pakënaqur të Wagner-it pasi ushtria e tyre mercenare u godit nga Putin pas një revolte të armatosur kundër regjimit të tij, sipas një raporti. Një shpërthim bombë në tetor në një kamion që kalonte urën shkaktoi dëme të mëdha në vendkalimin e ngushticës Kerç, i cili që atëherë është riparuar. Për këtë fajësohej Ukraina. Tani ka shqetësime se luftëtarët e zemëruar të Wagner-it mund të organizojnë një sulm për shkak të zemërimit të tyre se Putini mund të refuzojë një marrëveshje me udhëheqësin e kompanisë ushtarake private Yevgeny Prigozhin në këmbim të ndalimit të revoltës së tyre të armatosur muajin e kaluar. "Natyrisht, në Krime priten diversantë," transmeroi kanali Telegram InformNapalm. “Disa burime të FSB-së ruse, thanë se mercenarët e Wagner, po përgatiten të sjellin eksplozivë dhe municione në Krime, sepse marrëveshjet nga ana e Kremlinit nuk janë zbatuar plotësisht”. Disa luftëtarë Wagner pritet të shkojnë në mërgim në Bjellorusi me udhëheqësin Yevgeny Prigozhin, ndërsa të tjerët do t'i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse. Por shumë prej tyre shihen si të pakënaqur për zgjedhjet që u jepen dhe përmbysjen e grupit të armatosur.

Rreziku për Krimenë

Zyrtari i emëruar nga Putini përgjegjës për transportin në Krime, Nikolai Lukashenko tha: “Numri i stafit në linjat e inspektimit është rritur dhe kontrolli mbi punën e tyre është shtuar.  Shumë rusë nuk mund të udhëtojnë në destinacionet e Mesdheut këtë verë për shkak të kufizimeve të vizave dhe sanksioneve perëndimore për shkak të luftës së Putinit kundër Ukrainës. Ata po dynden në Krime në vend të kësaj, edhe pse ajo është potencialisht një “shënjestër”, ku mund të shpërthejë lufta. Rubla ruse ka rënë gjithashtu për shkak të luftës së paligjshme në Ukrainë duke i shrenjtuar jashtëzakonisht shumë udhëtimet e huaja. Krimea është tani në rrezen e raketave Storm Shadow të furnizuara nga Britania e Madhe, por turistët janë ende në gadishullin mahnitës. Megjithatë.shumë plazhe kanë llogore në rast se Ukraina kryen një kundërsulm për të rrëmbyer territorin e saj. Kjo vjen pasi Ukraina lëshoi një paralajmërim drithërues për turistët rusë që dynden në plazhet e Krimesë për verën.Mbrojtja e Ukrainës ndau një postim në Twitter më herët sot ku shkruhej: "Plane të mëdha këtë verë?Ne ju kemi paralajmëruarqë të qëndroni larg Krimesë”.

Lufta për Krimenë

“Gjithçka filloi me Krimenë dhe gjithçka do të përfundojë këtu”, me këto fjalë e nisi fjalimin e tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencën ndërkombëtare për Krimenë në gusht dhe bëri të qartë se qëllimi afatgjatë i Kievit është të çlirojë gadishullin nga pushtuesit. Ndërsa lufta përparonte, fokusi i Ukrainës u zhvendos nga Krimeja në pjesë të tjera, kryesisht në rajonin lindor të Donbasit dhe rajonet jugore të Zaporizhia dhe Kherson. Megjithatë, Krimea mbeti në mendjen e zyrtarëve ushtarakë ukrainas, me shpresën se një ditë do të vinte momenti i duhur kur ata do ta çlironin atë. Krimea ende njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës. Ajo ka një vendndodhje strategjike të rëndësishme dhe është përdorur nga Rusia për të nisur sulme ndaj objektivave brenda Ukrainës. Sevastopol është qyteti më i madh në Krime dheështë përdorur gjithashtu nga Rusia si shtëpia e flotës së saj të Detit të Zi, e cila ka udhëhequr një bllokadë të vijës bregdetare të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat