Ministri i Brendshëm francez pas trazirave: Të huajt nuk duhet të stigmatizohen

Evropë

Ministri i Brendshëm francez pas trazirave: Të huajt nuk duhet të stigmatizohen

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 19:22
Foto nga takimi

Pas disa ditë protestash kundër dhunës policore, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin paralajmëroi sot se të huajt nuk duhet të stigmatizohen.

“Sot, çështja janë kriminelët, jo të huajt”, tha Darmanin në një seancë parlamentare në Paris, transmeton Telegrafi.

Nga 4000 personat e arrestuar ditët e fundit, më pak se 10 për qind e tyre nuk janë shtetas francezë dhe vetëm 40 prej tyre janë në paraburgim në pritje të dëbimit. Nuk duam që policia apo të huajt të urrehen, duam dashuri për republikën”, shtoi Darmanin.

“Është e mundur të kesh një prejardhje emigrante, të vish nga periferia dhe ta duash vendin tënd, theksoi ministri i Brendshwm francez.

Në këtë kontekst, Darmanin theksoi edhe se ndaj të gjithë forcave policore nuk po kryhen hetime.

“Për trazirat nuk mund të fajësohen të gjithë banorët e periferisë, por disa kriminelë”, tha ministri.

Franca është tronditur nga trazira të rënda që kur policia vrau një 17-vjeçar javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat